Çfarë ndien fetusi brenda barkut të nënës?

Duke filluar nga java 20 e shtatzanisë fetusi është në gjendje të ndiejë prekjet e nënës dhe babait, ndërsa duke filluar nga java 26 mundet të perceptojë edhe dritën që vjen nga mjedisi jashtë barkut. Në javën 30 mund të ndiejë zërin e prindërve.

Zhurma, shije, aroma… Çfarë percepton fetusi brenda barkut tuaj?  Si reagon ndaj stimujve të ndryshëm?

E vërteta është se duke filluar që nga javët e para të shtatzanisë organet përgjegjëse për shikimin, dëgjimin, shijimin dhe prekjen fillojnë të zhvillohen.

Ndiejmë prekjen e mamit dhe babit!

Duke filluar nga java 20 bebi është në gjendje ta bëjë këtë. Dhe është dicka që vihet re me lehtësi me kalimin e javëve, mjafton të vendosni dorën mbi bark dhe do të shikoni si fëmija do të ndryshojë pozicionin.

Tani edhe dëgjojmë!

Por kur? Nga cila javë do të jetë në gjendje fëmija të dëgjojë zërin e nënës dhe babait?

Nga java e 30! Duke filluar nga kjo javë bebi do të jetë në gjendje të dëgjojë zhurmën e rrahjeve të zemrës, së organeve të brendshmetë nënës e më pas edhe zërat që vijnë nga jashtë barkut.

Prandaj është shumë e rëndësishsme që duke filluar nga java 28-30 të filloni t’i flisni fëmijës duke bërë të mundur njohjen e zërave ende pa ardhur në jetë. Ky është një proces tepër i rëndësishëm sidomos nëse fëmija do të lindje para kohe. Njëkohësisht nuk këshillohet që fëmija të ekspozohet ndaj zhurmave shumë të forta duke qënë se fëmija mund të bezdiset.

E dini se zhurmat e forta shkaktojnë rritje të rrahjeve të zemrës tek bebet dhe njëkohësisht lëvizje të shpeshta të tij brenda barkut? E kundërta me një muzikë të qetë.

Tani shijojmë dhe nuhasim!

E dini se nëpërmjet lëngut amniotik fëmija fillon të perceptojë shijet? Receptorët e të shijuarit fillojnë të formohen rreth javës 8 të për të përmirësuar këtë zhvillim në javët në vijim.

Megjithatë funksionin e tyre fillojnë ta bëjnë rreth trimestrit të dytë të shtatzanisë dhe ajo cka është e sigurt është se dieta e nënës ndikon në përbërjen e lëngut amniotik brenda të cilit kalojnë molekulat aromatike të ushqimit.

Rëndësia e kësaj  aftësie qëndron edhe në faktin se fëmija pas lindjes do të jetë në gjendje të njohë menjëherë aromën e nënës.

Kur është në gjendje fetusi të shikojë?

Nga java 26 ai është në gjendje të shikojë dritën që vjen nga jashtë barkut të nënës. Shikimi është e fundit shqisë që zhvillohet dhe kapakët e syve qëndrojnë mbyllur deri në javën 26.

Uterusi nuk është një mjedis i errët sic mund të mendohet pasi edhe pse në mënyrë të reduktuar drita është në gjende të depërtojë brenda.

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *