Bota e Gruas

A është e mundur të vazhdohet ushqyerja me gji edhe gjatë shtatzanisë?

Po! Është e mundur të vazhdoni të ushqeni vogëlushin tuaj me qumësht gjiri edhe ndërsa jeni shtatzanë. Trupi juaj do të vazhdojë të prodhojë qumësht për të voglin dhe njëkohësisht do të vazhdojë të furnizojë fetusin me të gjithë përbërësit e domodsoshëm për zhvillim. E rëndësishme është të ushqeheni shëndetshëm si edhe të merrni mjaftueshëm vitaminë D si edhe acid folik. Këto të fundit gjithmonë me rekomandimin e mjekut!

Po përsa i përket ndikimit të oksitocinës në shtatzani?

Oksitocina clirohet gjatë procesit të gjidhënies për të mundësuar daljen e qumështit por nuk ka asnjë të dhënë shkencore që provon se ajo përshpejton lindjen nëse vazhdon ushqyerja me gji.

Në cilat raste mund të këshillohet ndërprerja e menjëhershme e ushqyerjes me qumësht gjiri?

Në rastet kur prisni më tepër se një fëmijë, nëse keni pasur në të shkuarën abort, lindje të parakohshme apo mjeku juaj ju këshillon se shtatzania paraqet probleme dhe duhet të ndërpritet gjidhënia atëherë duhet të veproni sipas këshillave të mjekut.

Nëse asnjë nga këto kushte nuk plotësohet mund të vazhdoni të jepni qumësht gjiri pa asnjë lloj problemi.

E dini se ushqyerja me gji gjatë shtatzanisë ul shanset për të pasur të vjella apo të përziera?

A ka shanse që fëmija të ndërpresë ushqyerjen me gji?

Po, kjo mund të ndodhë rreth muajit të 5 kur gjiri fillon të prodhojë kulloshtër. Në këtë rast shija e qumështit ndryshon dhe fluksi bie prandaj me shumë mundësi do të vëreni të voglin teksa largohet nga gjiri.

Por edhe në rast se kjo nuk ndodh dhe ju keni dëshirë të vazhdoni ushqyerjen me gji mund ta bëni pa menduar se nuk do të keni mjaftueshëm kulloshtër për beben e porsalindur pasi kjo nuk është e vërtetë.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: