Bota e Gruas

Cila është mënyra e duhur për të zgjuar një bebe nga gjumi?

Normalisht bebat duhet të flejnë aq kohë sa ata kanë nevojë, por në disa raste nevojitet ndërhyrja juaj për ta zgjuar për një arsye apo një tjetër. Dhe ashtu si ne nuk na pëlqen të na zgjojnë nga gjumi njësoj edhe fëmijës nuk i pëlqen dicka e tillë, prandaj nevojitet të veproni në mënyrën e duhur. Të ndiqni disa hapa të caktuar.

Pikë së pari, cilat janë disa nga rastet kur duhet të stimuloni zgjimin e fëmijës?

  • Në momentin që ata janë duke fjetur më tepër nga sa duhet dhe koha e ushqyerjes së të porsalindurit ka kaluar mund ta zgjoni. Cili është limiti që duhet të respektoni? Përgjithësisht rekomandohet të zgjoni nga dremitja të porsalindurin nëse ka kaluar minimalisht 4 orë në gjumë.
  • Ju gjithashtu mund të zgjoni beben edhe nëse koha që ai po kalon duke dremitur është duke u afruar së tepërmi me orën e gjumit të mbrëmjes. Pra në këtë mënyrë fëmija juaj do të ketë mundësi të kalojë mjaftueshëm kohë zgjuar para se të bjerë sërish në gjumë.

Cila do të ishte mënyra e duhur për ta bërë këtë?

Një nga metodat më të mira është të prisni momentin e duhur. Cfarë do të thotë? Të vëzhgoni përfundimin e një cikli të gjumit të fëmijës. Një cikël gjumi tek bebet zgjat mesatarisht 30-45 minuta dhe pasi ka përfunduar ky cikël ai do ta ketë më të lehtë të zgjohet. Pra nuk do ta lejoni të futet në ciklin tjetër të gjumit. Nëse do të tentoni të bëni zgjimin në këtë moment do ta keni më të thjeshtë të merrni rezultatet që dëshironi krahasuar me atë cka do të arrini nëse përpiqeni ta zgjoni në momentin që fëmija është futur në fazën e thellë të gjumit.

E zgjoni fëmijën ngadalë. Ngadalë hapni perdet dhe lejoni të futet dritë në dhomë, gradualisht ndizni zhurmat e bardha dhe i jepni mundësinë trupit të tij të vogël të fillojë të zgjohet. Nëse ai nuk lëviz dhe nuk hap sytë prekni ngadalë fytyrën me duart dhe filloni të lëvizni krahët.

Me shumë mundësi fëmija në këtë moment mund të kërkojë të pijë prandaj duhet të jeni të përgatitura t’i përgjigjeni.

Keni pyetje? Na i drejtoni ato ne Instargam.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: