Bota e Gruas

A mund të rifillojmë të ushqejmë me qumësht gjiri pasi kemi ndaluar?

Po! Është e mundur që të riktheni fëmijën në gji edhe pse mund të keni ndaluar. Në këtë rast ndoshta rikthimi i një sasie të madhe të qumështit nuk do të jetë e mundur por me kalimin e javëve dhe ndjekjen e disa hapave mund të vihen re përmirësime vërtet domethënëse.

Guida që ju duhet për të rkthyer sasinë e qumështit të gjirit

  • Pranoni dhe kuptoni se sasia e qumështit nuk do të jetë që në fillim e plotë

Fillimisht do të keni nevojën të ushqeni fëmijën me qumësht gjiri dhe formulë. Kjo praktikë mund të zgjasë disa javë derisa të kemi një sasi optimale, aq sa i nevojitet fëmijës. Në këtë rast vendosim fëmijën në gji, pompojmë gjirin, i japim qumështin bebes. Gjatë këtyre javëve rekomandohet që ushqyerja e fëmijës të bëhet përmes shiringave.

  • Gjiri duhet të stimulohet mjaftueshëm

Mos harroni se gjidhënia funksionon kërkesë-ofertë. Pra sa më shumë të kërkohet prej thithjeve të fëmijës aq më tepër do të prodhohet. Prandaj minimalisht 8 herë në ditë duhet të vendoset bebi të thithë dhe pjesa tjetër e stimujve mund të jepet në mënyrë artificiale përmes pompave si edhe përmes shtrydhjeve të gjinjve me dorë.

  • Asnjëherë kundër cajrave apo ushqimeve me veti galaktologe!

Sidomos fenugreek njihet prej vitesh tashmë për efektet pozitive stimuluese që ka përsa i përket rritjes së sasisë së qumështit të gjirit.

  • Kontakti me lëkurën e fëmijës do të ketë efektet e veta pozitive në cdo moment që të tentoni.

Ndërsa fëmijën e mbani në kontakt me lëkurën tuaj dhe e ndihmoni të shkojë drejt thithit duhet të vini re patjetër edhe si reagon. E lëpin thithin? Kthehet drejt tij? E mban në gojë edhe pse nuk thith? Pra është e rëndësishme që në cdo moment të kontaktit të vëzhgoni si përparon procesi. Shtrydhni vazhdimisht qumësht nga thithi drejt gojës së fëmijës.

  • Mbani nën vëzhgim sa qumësht gjiri thith fëmija edhe përmes pelenave.

C’ka do të thotë kjo? Një fëmijë që ushqehet me qumësht gjiri do të ketë fece të verdha ndërsa një fëmijë që ushqehet me formulë do të ketë fece kafe. Prandaj shikoni si ndryshon ngjyra e feces? Po kthehet në të verdhë? Pra do të thotë që fëmija është duke marrë më tepër qumësht nga gjiri juaj.

  • Fokusi: Përmirësimi nga java në javë dhe jo nga dita në ditë

Gjatë procesit të rikthimit të fëmijës në gji dhe rikthimit të sasisë së qumështit bebi mund të pijë një ditë më pak formulë dhe anasjelltas. Prandaj është e rëndësishme që ecuria e procesit të analizohet në bazë jave dhe jo dite.

  • Tregohuni fleksible me pozicionet.
  • Kombinoni krahas pompimeve edhe shtrydhjet me dorë të gjinjve.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: