Bota e Gruas

Përse fëmija është tepër i ndjeshëm dhe qan gjatë gjithë kohës?

Në momentin që fëmija juaj mërzitet ju duhet të tregoheni tepër e qetë, në të kundërt ankthi juaj do të përzihet me të fëmijës dhe situata do të bëhet edhe më e vështirë. Në këtë moment këshillohet të përdorni ndaj fëmijës shprehjen “është shumë në rregull që ti të dëshirosh të qash, e kuptoj që ndihesh keq dhe je i mërzitur por nuk mund të hedhësh lëngun në tokë”.

Duke bërë këtë ju i jepni fëmijës lejën që të shprehë atë që ndien ndërsa përforconi rregullat që duhet të ndjekë. E kuptojmë se është e vështirë të shikoni fëmijën të qajë por ndërsa ju disiplinoni vogëlushin tuaj jo gjithmonë do të jetë argëtuese për të.

Përse fëmija qan në më të shumtën e rasteve?

Kjo mund të ndodhë edhe si pasojë e mosaprovimit që ai ndien se ka prej jush ndaj veprimeve që dëshiron të bëjë. Vogëlushit nuk i pëlqen t’ju shikojë të ngrysur dhe mbi të gjitha nuk e pëlqejnë fjalën “jo” prandaj në këtë moment me shumë mundësi do të shfaqin ankesën duke qarë. Një sjellje prej së cilës kanë marrë shumë vëmendje në një moshë më të vogël.

Si duhet të veproni?

Në këtë moment është e rëndësishme që të mos i përgjigjeni fëmijës duke i dhënë shumë vëmendje, qoftë ajo pozitive apo negative si për shembull plotësimi i asaj që ai kërkon apo përshkallëzimi i situatës në një debat të plotë prind-fëmijë.

Në këtë mënyrë ai do të kuptojë se dhe pse të qash është krejtësisht normale jo domosdoshmërisht sjell zgjidhje. Thjesht prisni shumë qetësisht që kjo të kalojë dhe përgëzojeni në momentin që bën dicka duke ju përmbajtur rregullave.

Me kalimin e kohës, me rritjen fëmija do të reagojë më pozitivisht dhe do të pranojë pa kundërshtuar rregullat e reja që prezantohen apo sjelljen e mirë që i mësoni.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: