Bota e Gruas

Përse vogëlushët kanë nevojë për fluor?

Pjesa më e madhe e prindërve janë në dijeni të rëndësisë që zë minerali i fluorit në mirëmbajtjen e dhëmbëve të vogëlushëve të tyre.

Gjithsesi, në lidhje me këtë çështje ekzistojnë disa paqartësi të cilat kanë të bëjnë me sasinë e duhur që duhet përdorur apo cili është momenti i duhur kur duhet të fillojë aplikimi i pastës të dhëmbëve me përmbajtje fluori tek vogëlushët.

Atëhere na lejoni t’ju shpjegojmë se ky mineral bëhet pjesë e strukturës të dhëmbëve  në momentin kur  gëlltitet nëpërmjet ujit të fluorizuar ose nëpërmjet suplementeve te ndryshëm.

Ndërsa kur përdorni pastë dhëmbësh me përmbajtje fluori,  ky mineral ndihmon në ndërtimin e zmaltit të dhëmbëve, i cili mund të dobësohet ndjeshëm nga ushqimet e ndryshme si per shembull ëmbëlsirat apo ushqimet e forta.

Më poshtë do t’ju tregojmë disa mënyra se si duhet të veproni për për tu kujdesur për  buzëqeshjen e  fëmijës tuaj

  1. Larja e dhëmbëve rekomandohet  që në momentin  kur vogëlushëve tuaj fillojnë që t’ju dalin dhëmbët e parë.  Por, duhet të tregoheni të kujdesshëm me sasinë e pastës të dhëmbëve,  pasi nuk duhet përdorur më tepër se një kokërr orizi deri kur të mbushë moshën tre vjeçare.
  2. Konsultohuni me pediatrin në lidhje me përdorimin në sasinë e duhur të pastës me përmbajtje fluori. Gjithashtu, e rëndësishme është që duhet ti mësoni vogëlushëve tuaj se si të mos e gëlltisin pastën por ta pështyjnë sërish atë.
  3. Pjesa më e madhe e prindërve zgjedhin që të përdorin ujë të blerë duke menduar se është më i shëndetshëm për vogëlushët e tyre. Në shumicën e rasteve kjo gjë është e vërtetë por, në rastin tonë duhet bërë një analizë më e detajuar, e themi këtë pasi uji i blerë në bidon mund të mos ketë përmbajtje fluori. 
  4. Gjithashtu, duhet t’ju themi se nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj mer më tepër se sa duhet mineral  fluori. Kjo gjë mund të ndodhë vetëm në rastet kur fëmija juaj gëlltit pastën e dhëmbëve dhe jo nga përdorimi i pastës me përmbajtje fluori apo nga përdorimi i suplementeve të ndryshëm.  Nga përdorimi i tepërt mund të shkaktohen disa vija të bardha tek dhëmbët e vogëlushëve tuaj të cilat quhen fluorosis, shumica prej tyre mund të jenë të lehta dhë të zbulohen vetëm gjatë një ekzaminimi dentar. Gjithsesi, edhe nëse ndodh kjo nuk ka vënd për tu shqetësuar pasi nuk ka asnjë ndikim në shëndetin oral.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: