Bota e Gruas

Si të evitojmë kafshimet e gjirit gjatë ushqyerjes me gji?

Në momentin që tek fëmija i cili ushqehet me qumësht gjiri fillojnë të dalin dhëmbëet e parë edhe ju mund të filloni të ndieni dhimbje pas cdo kafshimi. Kjo jo sepse më parë bebi nuk mund të ishte duke kafshuar por sepse xhinxhivat nuk ushtrojnë shumë presion sa dhmëbet e bebit tek gjiri.

Cilat janë arsyet që fëmija kafshon thithat?

Zakonisht ndodh në rastet kur fëmijës janë duke i dalë dhëmbët, por mund të ndodhë edhe nëse ka një problem shëndetësor. Nuk përjashtohet mundësia që fëmija të kafshojë gjirin edhe nëse thjesht dëshiron të tërheqë vëmendjen apo nëse është kurioz për të parë së cfarë do të ndodhë.

Si duhet të silleni në këtë rast?

Para se të përpiqeni të bëni fëmijën të kuptojë se gjiri nuk duhet kafshuar mund të bëni disa tentative për ta ndaluar.

  • Bëni një kontroll të mënyrës si e ka kapur gjirin. Nëse ai e ka kapur si duhet e ka të pamundur të kafshojë duke qënë se thith dhe gëlltit qumështin. Deri në momentin që fëmija nuk është duke shtyrë thithin drejt dhëmbëve nuk do ta kafshojë dhe ju duhet të shikoni veprimet që bën.
  • Mos u përpiqni të largoni me forcë thithin nga goja e fëmijës nëse ai tashmë e ka kafshuar pasi do t’i shkaktoni vetes më tepër dhimbje. E largoni thithin me kujdes duke futur pak gishtin e vogël në gojën e fëmijës.
  • E mbani bebin sa më pranë vetes dhe gjirit duke treguar kujdes në momentin që fillon të largohet nga thithi.
  • Nëse vëreni vështirësi të fëmijës në frymëmarrje duhet ta ushqeni në një pozicion të tillë që nuk shkakton parehati. Pastroni hundën me solucion fiziologjik para se të ushqeni bebin.
  • I shprehi se nuk duhet të kafshojë dhe e përkëdhelni sa më shumë ndërsa pi gji në mënyrë që t’i transmetoni pozitivitet.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: