Bota e Gruas

Çfarë ishte metoda “Ferber” e trajnimit të fëmijës? Si ndikon tek ata?

Hera e parë që u përballa me një artikull mbi metodat e trajnimit të gjumit të fëmijëve ishte në vitin 2015 dhe përkatësisht kam lexuar rreth metodës së Richard Ferber. Mu duk realisht ekstreme dhe sigurisht që nuk do ta praktikoja asnjëherë tek fëmijët e mi. dhe sigurisht që nuk e aplikoj tek asnjë nga trajnimet e mia.

Ndoshta ju e keni dëgjuar në një tjetër formë, njohur ndryshe edhe si “CIO” ose metoda CRY IT OUT.

Në çfarë konsiston përkatësisht metoda FERBER?

Gjatë seksioneve të ndryshme të trajnimit të gjumit, prindërit e lejnë fëmijën të qajë pa marrë asnjë përgjigje në intervale të caktuara kohe të cilat vijnë duke u zgjatur me kalimin e ditëve. Pra injorohen protestimet dhe të qarat e fëmijës që ata mund të dëgjojnë. Dhe në momentin që fëmija fillon të përshtatet kupton se asnjë nuk është atje për t’u përgjigjur dhe si pasojë e kësaj sjellja refuzuese e fëmijës vjen duke u zbehur.

Dakord, unë si Artemisa jam kundër, nuk do ta zbatoja asnjëherë tek fëmija im apo tek fëmija juaj gjatë trajnimeve, por cfarë mendimi kanë ekspertët në lidhje me këtë metodë?

Edhe pse në thelb metoda “Ferber” është kontroverse studiuesit mbështesin njëri-tjetrin në disa pika:

  • Metoda “Ferber” e trajnimit të gjumit NUK ËSHTË E PËRSHTATSHME për fëmijë të vegjël

Ata kanë nevojë të ushqehen gjatë naës dhe ciklet gjumë-zgjim ende nuk janë maturuar si duhet. Për këtë arsye metoda “Ferber” është totalisht e pavend tek bebet nën 6 muajshe. Ndërkaq promovohet qëndrueshmëria e veprimeve që ndikojnë në përmirësimin e gjumit të fëmijëve. Rutina, oraret e mira,  krevati i vet etj etj (për të cilat do t’ju flas më tepër edhe tek e-book që së shpejti do të hidhet online për të gjithë nënat që dëshirojnë të trajnojnë fëmijët).

  • Metoda “Ferber” nuk është aspak e përshtatshme për fëmijët që kanë frikë të qëndrojnë vetëm në shtrat apo për fëmijët që të qarave të pangushëlluara ju përgjigjen me të vjella. Ekspertët e konsiderojnë traumatike këtë për fëmijët e vegjël.

  • Metoda “Ferber” është totalisht e pavend për të trajtuar problem të ndryshme të gjumit që fëmijët mund të kenë. Në momentin që ju si prindër merrni në konsideratë të trajnoni fëmijën, me qëllim përmirësimin e cilësisë së gjumit normalisht keni pritshmëri të ndryshme. Për shembull, mund të dëshironi të zgjasni dremitjet e fëmijës, mund të dëshironi të rralloni/evitoni zgjimet gjatë natës, mund të dëshironi të rregulloni oraret e gjumit të fëmijës etj etj dhe metoda Ferber nuk jep zgjidhje për asnjë nga këto probleme. Është e rëndësishme që fillimisht të evidentohet shkaku i zgjimeve të shpeshta apo dremitjeve të shkurtëra etj në mënyrë që më pas të përshtatet mënyra si do të trajtohet. Në momentin që fëmija juaj refuzon të flejë në orën që keni përcaktuar atëherë duke rregulluar oraret ju mund të arrini një zgjidhje. Dhe ajo sigurisht që nuk është metoda Ferber.

  • Metoda Ferber nuk e mëson fëmijën si të flejë në mënyrë të pavarur!

Ajo vetëm ndalon prindërit të jenë pranë fëmijës në momentin e gjumit. Dhe e vetmja gjë pozitive që kjo metodë trajnimi sjell për të gjithë nënat është stabilizimi i një rutine të mirë kur përfshihet edhe evitimi i aktiviteteve që stimulojnë fëmijën para gjumit (shumë shpejt tek e-book do të keni edhe rutinën që mund të ndiqni sipas moshës së fëmijës).

Çfarë mund të provoni në vend të kësaj metode?

  • Krijimin dhe stabilizimin e një rutine të qëndrueshme;
  • Ndjekjen e një metode trajnimi të përshtatshme për fëmijën e cila konsiston edhe në praninë tuaj e cila reduktohet gradualisht. Pra fëmija nuk lihet vetëm të qajë pa përgjigje por shkëputja vjen hap pas hapi. Ashtu si duhet të vijë cdo ndryshim tjetër në jetën e fëmijës. Njësoj si shkëputja e gjirit në mënyrë graduale duhet të bëhet edhe trajnimi i gjumit.

Pa praktika të tilla sigurisht! Por për këtë do të flasim shumë e shumë gjatë tek të gjitha botimet që do të hidhen onlinë shumë shpejt, të cilat do t’ju udhëzojnë si të vendosni zakone të shëndetshme gjumi tek fëmija që në javët e para të jetës, do t’ju ndihmojnë të kuptoni si funksionon gjumi tek bebet, si të kuptoni, analizoni dhe zgjidhni problemet që shfaqen në vazhdim.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: