Bota e Gruas

Cilat janë ato gjëra që nuk duhet në asnjë mënyrë t’i thoni nënës që nuk ushqen me gji?

Të ushqesh fëmijën me qumësht gjiri patjetër është diçka shumë e rëndësishme, natyrale dhe sigurisht e shëndetshme. Të gjithë vlerat e proçesit i nxjerrim vazhdimisht në pah dhe patjetër që kështu duhet të jetë. Deri në këtë moment asnjë nënë e cila nuk ushqen me gji nuk duhet të ndihet keq dhe patjetër nuk duhet të mendojë se fëmija i saj nuk është duke u rritur në mënyrë të shëndetshme.

Por sigurisht që ka disa shprehje që ndoshta dalin në mënyrë të pamenduar kundrejt saj dhe ato patjetër e bëjnë të ndihet keq!

Me lini të përmend disa prej tyre, dhe patjetër nëse ju njihni një nënë e cila nuk ushqen fëmijën e saj me gji për një arsye të caktuar duhet të frenoni veten për të mos thënë asnjë prej tyre.

  • Përse nuk e ushqen fëmijën me qumësht gjiri?

Arsyeja mund të variojë dhe është tepër personale. Mund të fëmijë i adoptuar, nëna mund të ketë një problem në gjoks, mund të mos ketë marë suportin e duhur në fillimet e ushqyerjes etj. Cilado femër është e lirë të zgjedhë pa qënë e detyruar të japë shpjegime nëse dëshiron apo jo të ushqejë me qumësht gjiri.

  • Mua më vjen shumë keq!

Konkretisht për çfarë ju vjen keq? Ju vjen keq që nëna nuk mundi të ushqente fëmijën e saj me qumësht gjiri apo ju vjen keq që e bëtë të ndihej edhe më keq (nëse në një moment e ka bërë)

  • Nuk të shqetëson sasia e madhe e fruktozës që fëmija mer nëpërmjet qumështit artificial?

E dini si tingëllon? Si një formë e çuditshme për ta bërë të kuptojë se ju mendoni që nuk kujdeset si duhet për fëmijën dhe me siguri sipas jush nuk shqetësohet për këtë gjë. Në vend të kësaj mund t’i sugjeroni një qumësht artificial që ju mendoni se është më i mirë se opsioni që ajo përdor si edhe ta këshilloni të bisedojë me mjekun për ta përdorur.

  • Ke shpëtuar nga zgjimet e shpeshta gjatë natës!

Kush tha se nënat që nuk ushqejnë me qumësht gjiri nuk zgjohen natën? Fëmija gjithsesi duhet të ushqehet edhe pse me biberon dhe nëna duhet të zgjohet për ta ushqyer apo qetësuar teksa qan.

  • Nënat që ushqejnë me gji kanë nevojë për mbështetje

Po patjetër, gjidhënia është një proçes që kërkon mbështetje dhe informacion por të mos harrojmë se për këtë ka nevojë edhe një nënë e cila nuk ushqen me gji. Sepse edhe ajo është po aq pa eksperiencë sa nëna gjidhënëse.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: