Bota e Gruas

Përse është e rëndësishme të vaksinoni fëmijët?

Ndër të tjera edhe vaksinimi i fëmijës ka një rol shumë të rëndësishëm kur vjen puna tek siguria dhe mbrojtja e fëmijës. Imunizimi e mbron fëmijën nga sëmundjet vdekjeprurëse si poliomeliti, difteria etj dhe njëkohësisht ul ndjeshëm rrezikun e transmetimit të sëmundjeve të rrezikshme nga një fëmijë në fëmijën tjetër.

Por çfarë janë vaksinat?

Vaksina përmban versionin e vdekur apo të dobësuar të mikrobit të sëmundjes dhe në momentin që fëmijës i aplikohet vaksina organizmi fillon të prodhojë anti-trupa të cilat e mbrojnë fëmijën më pas në momentin që mund të ekspozohet ndaj sëmundjes në fjalë.

Përgjatë viteve ka pasur shumë teori rreth sigurisë së tyre por që deri në ditët e sotme nuk ekziston asnjë studim që provon se vaksina është e dëmshme fëmijën.

Është e rëndësishme që fëmija të vaksinohet rregullisht

Edhe në këtë rast vlen të përmendet se parandalimi është më mirë se trajtimi. Të mos harrojmë se vaksinat janë ato që mbrojnë fëmijën nga shumë sëmundje të rrezikshme siç është edhe fruthi.

Gjatë ekspozimit të një fëmije të pa imunizuar ndaj mikrobit të një sëmundje trupi i tij nuk do të jetë mjaftueshëm i fuqishëm ta luftojë. Kohë më parë shumë vogëlushë kanë luftuar për jetën dhe madje në rastet më tragjike e kanë humbur betejën. Në ditët e sotme vaksinimi i shumë fëmijëve kryhet rregullisht dhe kjo bën që ne të mos përballemi shpesh me një nga këto sëmundje.

Nga ana tjetër vaksinimi individual është shumë i rëndësishëm edhe për mbrojtjen e pjesës tjetër të komunitetit, sidomos të personave që nuk mund të imunizohen (fëmijët që janë shumë të vegjël për të marë një dozë të vaksinës apo fëmijë që nuk mund ta marin për një tjetër arsye shëndetësore).

Këto sëmundje të rrezikshme i shohim më rrallë pikërisht për shkak të vaksinimit të rregullt!

Po, kjo është e vërtete, edhe pse tashmë shikojmë shumë rrallë raste të këtyre sëmundjeve sërish është e rëndëssihme që fëmijët të vaksinohen. Nëse të gjithë në një moment do të hiqnim dorë nga vaksinimi për këtë arsye  nuk do të ishte çudi që rastet e infektuara të rriteshin dhe për pasojë sëmundjet të fillonin të shfaqeshin në masë. Në këtë mënyrë progresi i gjithë viteve do të merrte fund në një kohë të caktuar.

Rasti i Japonisë

Në vitin 1974 Japonia pati një program tepër efektiv imunizimi ndaj kollës së mirë. Por pas disa vitesh kur “lajmi” se kjo vaksinë nuk nevojitej më filloi të shpërndahej dhe se tashmë nuk kishte më raste vdekjesh ndaj kësaj sëmundje. Mjaftuan 5 vite që të shpërthente epidemia. U konstatuan jo më pak se 13 mijë raste nga të cilat 41 ishin vdekje.

Prandaj vaksinimi i rregull si edhe i vazhdueshëm është mjaft i rëndësishëm!

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: