Bota e Gruas

A mund të mbajmë në shtëpi kafshë gjatë periudhës së shtatzanisë?

Kjo varet sigurisht nga tipi i kafshës për arsye se edhe imuniteti në këtë periudhë është më i dobët. Ndërsa prania e qenit apo maces konsiderohet e sigurt në ambientin ku gruaja shtatzanë jeton patjetër që duhet të meren në konsideratë disa masa paraprake sigurie.

Të mos harrojmë se toksoplazmoza është një infeksion mjaft i rrezikshëm për shtatzaninë dhe lidhet në mënyrë direkte me feçet e maceve. Sigurisht që paraziti që shkakton një infeksion të tillë meret edhe nëpërmjet disa ushqimeve prandaj kujdesi duhet patjetër të jetë maksimal.

Kujdesi ndaj maces në shtatzani

Ndërsa folëm për rrezikun e toksoplazmozës që vjen nga paraziti që gjendet tek feçet e maces menjëherë lind pyetja “si veprohet në këtë rast?”

Gruaja në këtë rast duhet të qëndrojë larg vendit ku gjenden fecet e maces dhe dikush tjetër duhet të kujdeset për pastrimin e atij vendi. Në çdo rast kur macja preket nga nëna menjëherë duart duhet të pastrohen mirë me ujë dhe sapun.

Patjetër që macja dhe qeni në duhet të ushqehen me ushqim të zgjedhur enkas për ta dhe duhet të vaksinohen rregullisht. Pra gjatë shtatzanisë nuk është e nevojshme që kafshët të largohen nga mjedisi ku kanë jetuar, e rëndësishme është që për ta të kujdeset dikush tjetër që nuk është gruaja shtatzanë.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Direct Transfer IBAN: