Bota e Gruas

Si ndikon rrezatimi që vjen nga celulari tek zhvillimi i fëmijëve?

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se mjedisi që na rrethon nuk ndikon njësoj si tek të rriturit edhe tek fëmijët. Këta të fundit janë më të ndjeshëm ndaj disa faktorëve të mjedisit ku jetojnë dhe këtu përfshihet edhe rrezatimi i celularëve. Meqënëse teknologjia po përvetësohet gjithnjë e më shumë edhe nga fëmijët në moshë të vogël, është mjaft e rëndësishme që familjet të njihen edhe me rreziqet për shëndetin që vijnë pikërisht nga përdorimi i aparatit celular dhe rrezatimeve.

Disa detaje që duhet të dini rreth rrezatimit të celularëve

Praktikisht kemi të bëjmë me dy lloj rrezatimesh:

  • Rrezatimi i ionizuar i cili është me frekuencë të lartë;
  • Rrezatimi i jo-jonizuar i cili është me frekuencë të ulët.

Aparatët celularë kanë një rrezatim të pa jonizuar dhe AMERICAN ACADEMY OF PEDIATRICS këshillon të gjithë prindërit të limitojnë kohën që fëmijët kalojnë para ekranit, dhe madje jo vetëm fëmijët. Kohën e kaluar para ekranit duhet ta limitojnë edhe ata vete. Ata rikujtojnë edhe njëherë se kjo duhet të bëhet në mënyrë që fëmijët të mos ekspozohenm ndaj rrezatimeve në mënyrë që të mbrohet shëndeti i tyre. AAP mbështet studimet që tregojnë si përdorimi i aparatëve celularë ndikon në shëndetin afatgjatë të vogëlushëve.

Edhe njëherë AAP rikujton për të gjithë prindërit se celulari nuk është një lodër dhe nuk duhet të përdoret si një mjet me të cilin fëmija duhet të luajë. Për të mbrojtur shëndetin e trurit të fëmijës celularët duhet të mbahen larg!

Përdorimi i tij në moshë të hershme nuk ndikon vetëm në sjelljen e fëmijës por rrit edhe rrezikun e shfaqjes së problemeve të tjera shëndetësore si pasojë e ekspozimit të vogëlushit ndaj rrezatimit.

Ndërsa ekspertët ende diskutojnë dhe kundërshtojnë apo analizojnë rezultatet të studimeve në lidhje me ndikimin që rrezatimi ka në shëndetin e fëmijës, po sjellim disa këshilla për nënat me fëmijë të vegjël në lidhje me përdorimin e aparatëve celularë:

  • E mbani ëireless-in fikur ndërsa nuk jeni duke e përdorur. E njëjta gjë në momentin e gjumit;
  • Për të mbrojtur fëmijët nga rrezatimi përdorni telefonin me mikrofon të hapur ndërsa vogëlushin e keni pranë.
  • Mbajeni larg fëmijës celularin. Mos e afroni pranë shtratit, karrocës, app vendit ku foshnja qëndron.
  • Shikoni distancën e sigurisë që cdo celular ka dhe përmbajuni asaj.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: