Bota e Gruas

Si të mbroni kokën e fëmijës tuaj?

Koka e fëmijës duhet patjetër të mbrohet dhe sidomos kujdes duhet të tregoni përsa i përket sindromës së shkundjes së fëmijës. E njohur ndryshe edhe si një traumë e kokës, shoqërohet me dëmtime serioze të trurit të foshnjës. Gjendje e cila shkaktohet nga tundja e fortë që mund ti bëhet vogëlushit.

Si pasojë e shkundjes së kokës do të shkatërohen qelizat e trurit të fëmijës duke parandaluar marjen e oksigjenit në sasinë e duhur.

A mund të parandalohet?

Sigurisht që po!

Si shkaktohet sindroma e shkundjes së kokës tek fëmijët?

Duke qënë se bebet kanë muskujt të dobët të qafës nuk do të ketë të mundur suportin e mirë të kokës. Dhe në momentin që ai tundet me një forcë të caktuar truri do të lëvizë para mbrapa brenda kafkës duke shkaktuar dëmtim.

Kjo zakonisht ndodh pikërisht kur fëmija tundet me forcë ndoshta në një moment nervozizmi ndërsa qan pa pushim dhe në mënyrë të pangushëlluar.

Kjo sindromë nuk shkaktohet nga tundja e lehtë e fëmijës për shembull mbi gjunjtë tuaj apo nga një rënie minimale gjatë lojës.

Cilat janë simptomat që shfaq fëmija në këtë rast?

  • Është tepër i irrituar;
  • E ka të vështirë të qëndrojë zgjuar;
  • Ka probleme me frymëmarrjen;
  • Paraqet vështirësi në ushqyerje;
  • Ka të vjella;
  • Lëkura paraqitet e zbehtë.

Nëse dyshoni se fëmija juaj ka përjetuar një episode të tillë duhet menjëherë të shkoni tek mjeku.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Direct Transfer IBAN: