Bota e Gruas

Zhurmat e bardha: Çfarë janë dhe përse e qetësojnë foshnjën?

Zhurmat e bardha do të prodhohen nga kombinimi i frekuencave të ndryshme në të njëjtën kohë dhe asnjë prej tyre nuk do të mund të dallohet nga tjetri. Zhurmat e bardha janë të paqarta dhe shpesh tingellojnë si një vorbullim, një gumëzhitje, dridhje që është në gjendje të “maskojë” zhurmat e tjera falë aftësëisë së maskimit të tingullit.

Zhurmat e bardha mund t’i përfitoni falë shumë aplikacioneve falas dhe që mund të përdoren në cdo moment që ju dëshironi.

Përse përdoren zhurmat e bardha?

  • Ashtu siç e shprehëm më sipër bllokojnë zhurmat e tjera që në këtë rast mund të shqetësojnë fëmijën teksa përpiqet të flejë;
  • Përdoret për të inkurajuar stabilizimin e gjumit të fëmijës;
  • Përdoren për të krijuar një ambient të ngjashëm me uterusin në mënyrë që foshnja të qetësohet;
  • Ndihmon prindërit pas lindjes së fëmijës të reduktojnë ankthin që mund të ndiejnë në momentet që janë duke u përpjekur të qetësojnë beben (këtë  e kanë konfirmuar shumë prindër).

A ka disavantazhe përdorimi i zhurmave të bardha?

Patjetër. Nëse zhurmat e bardha nuk do të përdoren në intesitetin e duhur dhe për një kohë të palimituar mund të ndikojnë në zhvillimin e dëgjimit të fëmijës. Kjo për pasojë se anatomia e veshit të fëmijës është ndryshe nga ajo e të rriturit.

  • Fëmija mund të krijojë varësi të madhe në momentin e gjumit;
  • Jo çdo fëmijë pëlqen zhurmat e bardha.

Si duhet të përdoret në mënyrë korrekte zhurma e bardhë?

  • Asnjëherë mos vendosni celularin me zhurmat e bardha apo pajisjen brenda shtratit të fëmijës;
  • Sigurohuni që volumi i zhurmave të jetë brenda limitit të lejuar dhe asnjëherë më tepër;
  • Mos përdorni zhurmë të fortë në momentet që fëmija është duke u pëpjekur të flejë;
  • Zgjidhni një zhurmë e cila nuk e kalon nivelin e ujit që bie nga dushi;
  • Fikeni pajisjen ndërsa fëmija është në gjumë;
  • Asnjëherë mos poziciononi pajisjen pranë kokës apo veshit të fëmijës;
  • E vendosni larg shtratit;
  • Mos e përdorni më tepër se 1 orë;
  • Mos përdorni zhurmat e bardha në çdo moment që përpiqeni ta vendosni foshnjën në gjumë;
  • Midis shumë opsioneve zgjidhni dicka të butë si për shembull zhurma e shiut që bie, tharrëses së flokëve etj.

Në çfarë mënyre zhurmat e bardha e ndihmojnë fëmijën të flejë?

Tingujt e qetë dhe të qëndrueshëm e ndihmojnë fëmijën të qetësohet, njësoj si edhe përshpëritja “shshshshshsh” që ju mund të bëni. Edhe ajo mund të qetësojë foshnjën. Në momentin që ai dëgjon zhurma të tilla përqëndrohet tek to dhe kjo e bën që qetësia që ai gjen të sjellë edhe gjumin. Nuk duhet të harrojmë se gjatë shtatzanisë fetusi është në gjendje të perceptojë zhurmat dhe zhurmat e bardha janë pikërisht ato që imitojnë atë cka foshnja dëgjon brenda uterusit.

I përdorni zhurmat e bardha tek bebi?

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: