Bota e Gruas

Disa mënyra për të inkurajuar zhvillimin e të folurit tek fëmijët

Duke filluar nga muajt e parë të jetës ju mund të inkurajoni zhvillimin e të folurit tek fëmijët.

Hap pas hapi sipas muajve përkatës

Nga lindja deri në muajin e tretë:

Fëmija e njeh zërin tuaj dhe me kalimin e kohës do të fillojë të gugatë duke u përpjekur të imitojë mënyrën si tingëllon zëri juaj.

Në mënyrë që të ndihmoni fëmijën të mësojë ju mund të:

  • Flisni me foshnjën ndërsa e keni afër. Bebi nuk do të kuptojë fjalët por do të pëlqejë buzëqeshjen si edhe zërin tuaj.
  • I këndoni foshnjës tuaj. Madje para se të vijë në jetë! Dëgjimi do të zhvillohet pikërisht në tremujorin e dytë të shtatzanisë.
  • Evitoni TV sidomos gjatë kohës që ndërveproni me fëmijën. Ai ka nevojë të luajë dhe gugatë në qetësi pa ndërhyrjen e pajisjeve elektronike.

Nga muaji 3 deri në muajin 6 të jetës:

Tashmë foshnja fillon të mësojë si njërëzit flasin me njëri-tjetrin.

Ju mund ta ndihmoni të mësojë edhe më mirë duke:

  • I folur nga afër në mënyrë që të keni kontaktin sy me sy;
  • Teksa i flisni duhet edhe t’i buzëqeshni fëmijës.
  • Në momentet që fëmija belbëzon duhet të imitoni tingujt që lëshon.
  • Në momentin që përpiqet të bëjë të njëjtin tingull si ju pas një fjale të thënë e përsërisni sërish atë fjalë.

Nga muaji 6 deri në muajin 9:

Fëmija fillon të argëtohet me disa tingujt. Disa fjalë si “baba” “dada” do të jenë të preferuarat e tij në këto momente.

Ju mund ta ndihmoni të kuptojë edhe më mirë fjalët duke:

  • Zhvilluar lojëra argëtuese si “hap e mbyll sytë”.
  • Mund t’i jepni fëmijës një lodër në dorë të cilën e shoqëroni me një përshkrim të caktuar “sa i lodhur duket arushi”.
  • E afroni para pasqyrës dhe më pas e pyesni “Kush është këtu?” Përsërisni emrin.
  • I bëni pyetje dhe më pas jepni edhe përgjigjen nëse nuk tregon në drejtimin që duhet “Ku është qeni?” Në fund e tregoni ju se ku ndodhet.

Fëmija 9-12 muajsh:

Fillon të kuptojë fjalë të thjeshta dhe ndalon duke ju vëzhguar nëse i thoni “Jo”. Në momentin që dikush e pyet “ku është mami” mund të kërkojë duke parë në drejtimin tuaj. Mund të tregojë me gisht, lëshojë tinguj dhe të përdorë trupin për të treguar atë çka do.

Për shembull mund të shikojë në drejtimin tuaj dhe të zgjasë krahët në mënyrë që ta merni atë apo të drejtojë lodrën drejt jush për të luajtur.

Fëmija 12-15 muajsh:

Fëmija mund të fillojë të flasë fjalët e para duke qënë në gjendje të shprehin 1-2 ndërsa kuptojnë shumë më tepër. Mund t’iu japë lodrën nëse ja kërkoni. Edhe pa përdorur fjalë do të jetë në gjendje nëpërmjet gjesteve të tregojë se cfarë kërkon.

Si mund ta ndihmoni?

  • Gjithmonë emërtoni objektet pa shkurtime.
  • I drejtoni fëmijës pyetje në lidhje me figurat që shikon tek libri. E ndihmoni të emërtojë këto figura.
  • Përshkruani objekte apo kafshët bashkë me të. “Ja ku është qeni. Ua sa të gjatë e ka bishtin qeni, e shikon?”
  • I jepni kohën e duhur të shprehë atë që është duke u përpjekur të bëjë.
  • I jepni një shpjegim më të detajuar të sendeve. Nëse ai thotë “topi” ju përsërisni “Topi? Ky është topi i madh dhe i kuq”.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Direct Transfer IBAN: