Bota e Gruas

Përbërja e qumështit të gjirit/Një oaz për fëmijën që nga dita e parë e lindjes

Është i pasur me të gjithë përbërësit që i nevojiten një fëmijë gjatë rritjes si edhe për ta mbrojtur atë në këtë fazë. Por e dini se përbërja e qumështit të gjirit ndryshon gjatë ditës, e madje edhe gjatë një vakti?

Përbërësit bazë të qumështit të gjirit janë karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat padyshim edhe uji për ta mbajtur foshnjën të hidratuar. Por qumështi i gjirit përmban shumë më tepër se kaq.

Nga çfarë përbërhet?

Në çdo vakt:

  • Qumështi i gjirit përbëhet nga miliona qeliza të gjalla ndër të cilat përfshihen edhe qelizat e njohura ndryshe si “qelizat staminale” të cilat ndihmojnë organet të zhvillohen dhe shërohen.
  • Qumështi i gjirit përmban rreth 1 mijë proteina që ndihmojnë fëmijën të rritet dhe zhvillohet, aktivizojnë sistemin imunitar, zhvillojnë dhe mbrojnë neuronet e trurit të fëmijës.
  • Përbëhet nga aminoacidet të cilat janë më tepër se 20. Shumë prej tyre quhen nukleotide dhe gjatë natës rritet niveli duke ndikuar edhe në përmirësimin e gjumit të fëmijës.
  • Qumështi i gjirit përmban më tepër se 200 lloje sheqernash komplekse të quajtura oligosaharide të cilat veprojnë si prebiotikë. Roli i tyre? Ushqejnë bakteret e mira të zorrëve të fëmijës. Parandalojnë infeksionet dhe ulin rrezikun e inflamacionit të trurit.
  • Qumështi përmban më tepër se 40 enzima të cilat përshpejtojnë reaksionet kimike të trupit. Ato që gjenden tek qumështi juaj i gjirit kanë aftësi të përmirësojnë tretjen e fëmijës si edhe ndikojnë në përmirësimin e sistemit imunitar duke ndihmuar gjithashtu edhe në përthithjen e hekurit.
  • përmban përbërës që suportojnë zhvillimin e mirë të fëmijës, të pjesëve të ndryshme të trupit duke përfshirë zorrët, enët e gjakut, sistemin nervor, gjendrat etj.
  • Përmban vitamina dhe minerale;
  • Antitrupa të njohura sdhe si imunoglobulina. Këto luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijës ndaj infeksioneve si edhe në neutralizimin e baktereve apo viruseve.
  • Qumështi i gjirit përmban acide yndyrore të cilat kanë ndikim mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit nervor të fëmijës, pa harruar edhe zhvillimin e syve.

Dhe ndërsa këto janë vetëm disa nga përbërësit e qumështit të gjirit në artikullin e radhës padyshim do t’ju njohim me përbërjen e qumështit nga momenti i lindjes dhe si ndryshon me kalimin e ditëve (nga kulloshtra deri në muajin e 6 të jetës).

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: