Bota e Gruas

Si të kujdesemi dhe të presim thonjtë e foshnjëve?

Thonjtë e fëmijës duhet të priten menjëherë që në javët apo ditët e para pas lindjes. Madje ju do t’iu duhet të prisni thonjtë e fëmijës mesatarisht njëherë në 3 ditë 3 javët e para pas lindjes sepse rriten me të vërtetë shumë shpejt.

Cila është mënyra më e mirë për të prerë thonjtë e fëmijës?

Këshillohet që tek muajt e parë të përdoret lima për të shkurtuar thonjtë ose një gërshërë me majë të rrumbullakët në mënyrë që proçesi të thjeshtohet.

  • Në momentin që prisni thonjtë e fëmijës mbani me kujdes dorën dhe kaloni me gërshërë duke ndjekur linjën e rrumbullakët të gishtit të fëmijës.

Kur është momenti i duhur?

Për shumë prindër është mënyrë më e thjeshtë prerja e thonjve gjatë momenteve kur është në gjumë. Prandaj mund ta shfrytëzoni këtë moment deri në momentin që do të ndiheni më të sigurta.

Po prerësja e thonjve?

Rekomandohet të evitohet minimalisht gjatë vitit të parë të jetës. Më e sigurt konsiderohet pikërisht shkurtimi me anë të limës apo gërshërës.

Të presim deri në vitin e parë të jetës?

Duhet të heqim dorë nga të besuarit në teori të tilla pa asnjë bazë shkencore të saktë dhe të kuptojmë se fëmija mund të lëndohet nëse nuk shkurtojmë thonjtë. Më rrallë duhet të priten thonjtë e këmbëve si pasojë e rritjes më të ngadaltë që ato bëjnë.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: