Bota e Gruas

Cila është radha me të cilën dalin dhëmbët e bebave?

Prindërit gjithmonë entuziazmohen në momentin që fëmija fiton një aftësi të re. Mund të jetë kjo aftësia për të qëndruar ulur, për të konsumuar ushqime të ngurta, për t’u zvarritur apo edhe nëse shikojnë se ka dalë një dhëmb.

Normalisht ky proces do të jetë i vështirë dhe do të shoqërohet edhe me simptoma të tilla si irritim apo dhimbje. Tek disa fëmijë dhëmbi i parë mund të dalë rreth muajit të 3 por tek disa fëmijë edhe pas muajit të 6. Tek të dy rastet nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është tërësisht normale që të ndodhë.

Kur përfundon dalja e dhëmbëve?

Tek disa fëmijë procesi i daljes së dhëmbëve të qumështit përfundon rreth muajit 30 të jetës, pra 2.5 vjeç dhe modeli i daljes së dhëmbëve mund të  jetë përgjithësisht majtas, djathats apo në qendër.

Më poshtë gjeni modelin përkatës

  1. Dalja e dhëmbëve qëndrorë në fillim (të poshtëm)

Në fillim mund të dalin dy dhëmbët e poshtëm qëndrorë funksioni i të cilëve është të presin ushqimin në copa. Ata mund të dalin mes muajit 5-10 të jetës dhe mendohet se proçesi i daljes së dhëmbëve është edhe gjenetik. Pra nëse prindërve iu kanë dalë herët me shumë mundësi do të ndodhë edhe me fëmijën.

  • Dhëmbët e sipërm qëndrorë

Pas atyre të poshtëm radha e daljes është e dhëmbëve të sipërm qëndrorë dhe kjo mund të ndodhë mesatarisht rreth muajit 6-12 të jetës.

  • Dhëmbët e sipërm lateralë (anash qëndrorëve)

Dhëmbët e tjerë në radhë që mund të shihni të shfaqen tek fëmija do të jenë ata anash dhëmbëve qëndrorë në nofullën e sipërme.

  • Plotësimi i dhëmbëve të poshtëm

Dy dhëmbët e tjerë që do të shfaqen më pas do të jenë në nofullën e poshtme konkretisht anash qëndrorëve. Kjo mund të ndodhë rreth muajit 16 të jetës. Duke qënë se në ketë periudhë fëmija eksploron me trajta të ndryshme të ushqimeve ndërsa dy dhëmbët e fundit kanë dalë bëhen gati të tjerët.

  • Shfaqen dy molarët e sipërm

Bëhet fjalë për dhëmbët anësorë të cilët janë të mëdhenj dhe kanë funksion përtypjen e ushqimit. Dalin rreth muajit 12-18 të jetës.

  • Molarët e parë në nofullën e poshtme

Ata pasojnë molarët e sipërm dhe dalin në të dyja anët. Majtas dhe djathtas gojës për t’i lënë radhë daljes së dhëmbëve kaninë.

  • Kaninët e sipërm dhe kaninët e poshtëm

Shfaqen mesatarisht rreth muajit 16-22 të jetës dhe mbushin hapësirën mes dhëmbëve qëndrorë dhe atyre molarë që janë shfaqur tashmë. Pas tyre radha do të jetë e kaninëve të poshtëm.

  • Molarët e dytë të poshtëm dhe molarët e dytë të sipërm

Radha është e molarëve të poshtëm si fillim dhe shfaqen mesatarisht rreth muajit 21-23 të jetës ndërsa molarët e sipër rreth muajit 31-33 të jetës të cilët janë të fundit që plotësojnë gojën e fëmijës.

Seti i parë i dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës duke qënë se i japin fytyrës një strukturë më të mirë, ndihmojnë në përfeksionimin e zakoneve të ushqyerjes së fëmijës dhe padyshim luajnë një rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin e të folurës së vogëlushit.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: