Bota e Gruas

Përse fëmija qan sa herë e shtrij në shtrat që të flejë?

Keni kaluar një orë duke tundur fëmijën që të flejë dhe sapo e vendosni në shtrat ai qan? Është diçka që ka ndodhur të paktën njëherë edhe në familjen tuaj apo jo?

Lexojeni dhe kuptoni më tepër rreth asaj ç’ka ndodh!

Shumë prindër mund të mendojnë se e qara e fëmijës është diçka e keqe, që nuk duhet të ndodhë dhe padyshim shoqërohet edhe me dyshimet nëse janë duke bërë gjënë e duhur. Por duhet të dini se e qara e fëmijës jo në të gjithë rastet është sinjal se diçka nuk shkon. Ajo ështe e vetmja mënyrë komunikimi që fëmija juaj njeh dhe padyshim do ta “përdorë” edhe në rastet kur dëshiron të ndihmohet ende prej jush për të rënë në gjumë.

Konkretisht përse fëmija  mund të qajë në momentin që e vendosni në shtrat për të fjetur?

Qetësohuni dhe kuptoni se nuk ka asgjë të keqe nëse fëmija juaj nis të qajë. Dhe madje nuk duhet të konsideroni të qarën si një mjet për t’iu vënë në lojë. Por si një mjet komunikimi! Edhe pse në shumë raste mund të duket sikur ç’do përpjekje e juaj për ta bërë të flejë nuk ka për të funksionuar asnjëherë.

Për bebet e porsalindura është normale e qara dhe është normale edhe të mos arrijnë të flejnë pa ndihmën tuaj. Sapo kanë ardhur në jetë dhe nuk janë përshtatur ende me botën e jashtme, me të ftohtin, ndërrimin e pelenave, kanë ardhur nga një tjetër “botë”, në të cilën uria, i ftohi e me radhë nuk i përjetonte. Nuk kishte asnjë pengesë për ta bërë të flinte kur lodhej por jashtë ç’do gjë është ndryshe dhe është pikërisht përmes së qarave që fëmija përpiqet të komunikojë nevojat që ka.

Në këtë rast bebet qajnë në momentin që duan gjumë sepse njëkohësisht kanë nevojë edhe për ndihmën tuaj që ta bëjnë këtë. Kjo zakonisht ndodh në momentin që ju e përkundni fëmijën të flejë por kur e vendosni në shtratin e vet nuk është futur tërësisht në gjumë. Dhe me rritjen e fëmijës ju do ta gjeni veten duke e ndihmuar edhe më tepër nga sa bënit në muajt e parë të jetës për ta bërë të flejë në mënyrë të qetë.

Arsyeja? Fëmija do të kërkojë më tepër ndihmë nga ju për shkak se do ta ketë edhe më të vështirë të gjejë atë ndjenjën e qetësisë që gjente në fillim tek përkundja.

Dhe si mund ta ndihmojmë në këtë rast fëmijën?

  • E ndihmoni të mësojë të flejë në mënyrë të pavarur. Kjo është shumë e rëndësishme! Në momentin që ju i jepni mundësinë fëmijës tuaj të flejë pa ndihmë do të eleminoni tundjet e gjata në krahë apo krevat dhe normalisht edhe zgjimet e shpeshta gjatë natës apo gjatë dremitjeve. E kundërta nëse për juve kjo nuk përbën asnjë problem. Por nëse dëshironi gjumë të qetë dhe pa vese duhet patjetër të rishikoni mënyrën si fëmija juaj bie në ciklin e parë të gjumit.
  • Ju e vendosni fëmijën në shtrat shumë herët dhe shanset në këtë rast janë që fëmija të mos e ketë marrë të gjithë “dozën” e përkëdheljeve që dëshiron të marrë. Prandaj sigurojani këtë por pa e bërë të flejë në krahët tuaj.
  • Nuk keni një mjedis të përshtatshëm gjumi për fëmijën. Përveç rasteve kur fëmija ka konfuzion mes ditës dhe natës (mesatarisht zgjidhet në javën e 8 të jetës) dhoma në vazhdim duhet të jetë e errët, e qetë, e rehatshme dhe me temperaturë jo më të lartë se 20-22 gradë celcius. Keni provuar të përdorni zhurmat e bardha? Njëkohësisht edhe përdorimi i vajrave esenciale si kamomili apo lavanda në dhomë do të jetë faktor pozitiv.
  • Fëmija ndoshta nuk e ka një rutinë gjumi dhe normalisht do të pasojnë të qarat në momentin e vendosjes në shtratin e vet. Rutina ndihmon orën e brendshme të rregullohet dhe cikli i veprimeve mund të jetë një banjo e ngrohtë, masazh, veshja e pizhamave, një ninullë/libër në varësi të moshës duke përfshirë padyshim edhe momentin e përkëdheljeve. 0-2 muajsh rutina e mbrëmjes nuk duhet të zgjasë më tepër se 15 minuta dhe pas kësaj 25-30 minuta.
  • Fëmija përkëdhelet por çohet në shtrat zgjuar, pa hyrë në fazën e parë të gjumit (sytë rëndohen, fillojnë të mbyllen, ndërveprimi me atë ç’ka e rrethon fillon të reduktohet). I jepni mundësi të marrë komfort, dashuri, siguri mjaftueshëm në krahët tuaj por në gjumë duhet të bjerë vetë në shtratin e tij të përnatshëm.

Vjen së shpejti…

Programi i Gjumit per bebet 0-3 muajsh

Që do t’iu bëjë gjithçka më të thjeshtë. Një program që me siguri do ta pëlqeni dhe do të mësoni aq shumë!

Me shumë padurim derisa ta kemi online, na duhet vetëm shumë pak kohë….

Deri atëherë shumë përqafime për ju dhe vogëlushët!

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: