Bota e Gruas

Alternativat e mia të trajnimit të gjumit përjashtuar “Lënien e fëmijës të qajë”

Kur vjen puna tek gjumi i fëmijës mendimi i parë mund të jetë trajnimi, dhe kur vjen puna tek trajnimi mendimi i parë me të drejtë mund të jetë “duhet ta lë fëmijën të qajë”. Në të këtë rast duhet të qartësojmë dhe ndajmë disa gjëra.

Sigurisht që metodat e trajnimit janë të shumta, ka nga ato që të udhëzojnë të ndjekësh një model veprimesh të cilat përkojnë me lënien e fëmijës të qajë dhe ka edhe nga ato metoda që nuk e përfshijnë një model të tillë. Ndryshimi është tek ajo që ju si nënë kërkoni të aplikoni tek fëmija.

Për shumë prej jush kjo nuk do të ishte një metodë e duhur, sepse nuk mund të duroni të qarat e fëmijës pas derës dhe të prisni momentin e duhur për të ndërhyrë, dhe normalisht kjo nuk është ajo që unë do t’ju rekomandoja të bënit. Vërtet ne duam një fëmijë të flejë mirë, shëndetshëm, pa vese por kjo nuk është metoda e duhur!

Të jetosh mes veseve të fëmijës dhe dëshirës për të mos e lënë atë të qajë, a ekziston realisht një opsion tjetër?

Sigurisht që po! Absolutisht nuk mund dhe nuk duhet të mendojmë se varësitë që fëmija ka krijuar mund dhe duhet të trajtohen vetëm duke ndjekur një metodë kaq të fortë e cila sjell edhe dëme në aspektin e zhvillimit të fëmijës. Por normalisht kjo nuk nënkupton se fëmija duhet të vazhdojë te flejë duke u tundur, ju duhet të zgjoheni çdo një orë për ta ndihmuar me anë të gjirit apo tundjeve ta riktheni në gjumë dhe pikërisht këtu mund të jap lajmin e mirë!

Ekzistojnë alterantiva të buta që nuk përfshijnë lënien e fëmijës të qajë në mënyrë të pangushëllueshme!

Gjatë trajnimit është normale që fëmija do të qajë, do të protestojë dhe refuzojë ndryshimin që është duke ndodhur. Kjo do të ndikohet nga karakteri që ai ka dhe sigurisht edhe nga varësia që ka arritur të krijojë. Fëmija përmes të qarave komunikon dhe proteston kundrejt asaj që është duke ndodhur. Prandaj nuk duhet të mendoni se fokusi duhet të jetë ta bëni fëmijën të pushojë në moment. Por ta bëni gradualisht të mësojë dhe pranojë se nuk do të flejë më duke u tundur apo thithur gjirin, dhe këtë do ta bëni duke i qëndruar pranë dhe duke i dhënë dashuri! Aspak duke e bërë të ndihet i braktisur.

Fëmija do të mësojë të flejë pa ndihmën tuaj në mënyrë graduale, duke ju pasur juve pranë dhe duke marrë komfortin dhe dashurinë. Dhe nëse refuzon më tepër pse jo, mund të përfshihet edhe babai gjatë trajnimit! Sidomos në rastet kur fëmija është mësuar të flejë në gji, ka marrë gjithmonë këtë ndihmë prej jush jo vetëm në mbrëmje por edhe gjatë natës dhe është normale për disa fëmijë të qajnë më tepër sepse e lidhin praninë tuaj me gjirin.

Në këtë rast pjesëmarrja dhe mbështetja e babait është shumë e rëndësishme, dhe normalisht fëmija do të përshtatet më me lehtësi. Në këtë rast është e rekomandueshme të përfshini babain që në momentin e rutinës dhe trajnimi që keni vendosur të ndiqni duhet të zbatohet me përpikmëri dhe qëndrueshmëri për disa javë. Do të shikoni si mënyra si fëmija juaj fle do të ndryshojë tërësisht.

Cilat janë varësitë që mund të trajtohen gjatë një trajnimi?

  • Tundja;
  • Fjetja në gji dhe zgjimet e shpeshta gjatë natës për ta rikthyer në gjumë përmes gjirit;
  • Varësia që fëmija mund të ketë ndaj cucos, ai zgjohet në çdo rast që biberoni bie nga goja. Dhe kjo për disa fëmijë kthehet vërtet në faktor për netë pa gjumë;
  • Zgjimet e hershme;
  • Dremitjet e shkurtëra;
  • Orët e vona së të shkuarit në shtrat në mbrëmje;
  • Fjetja në krevatin e prindërve etj etj etj.

Dhe të gjitha këto mund të trajtohen në mënyrë graduale, me metoda të buta duke përjashtuar metodat klasike të tajnimit të fëmijës.

Edhe diçka…

Nëse fëmija juaj nuk bën gjumë të qetë, ka orare të çrregullta gjumi, problemet e mësipërme dhe ju si familje nuk jeni duke bërë gjumë të qetë gjatë natës, ndihmën e keni vetëm një “klik” larg.

Programet e gjumit që unë ofroj mund t’i bëni menjëherë tuajat për të pasur dremitje të mira gjatë ditës dhe normalisht gjumë të qetë gjatë natës.

Konsultohu tani me mua duke klikuar KËTU për të sugjeruar nëse ke nevojë për një program dhe nëse po, cilin prej tyre?

Më shumë dashuri,

Artemisa!

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: