Bota e Gruas

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme që fëmija mund të kryejë gjatë aktivitetit të përditshëm ose si një përgjigje ndaj një veprimi të caktuar.

Sapo fëmija vjen në jetë mjekët analizojnë pikërisht këto reflekse për të kontrolluar funksionin e sistemit nervor dhe trurit, dhe disa prej reflekseve fillojnë të shfaqen në momente të caktuara gjatë zhvillimit të fëmijës.

5 reflekset e para të fëmijës së porsalindur

Refleksi “Rooting”

Ky është një refleks që shfaqet në momentin kur cepi i gojës së fëmijës preket ose ledhatohet. Në këtë moment në mënyrë instiktive fëmija do të kthejë kokën duke hapur gojën dhe duke u përgjigjur në drejtim të prekjes.

Përse shërben ky refleks? Për të ndihmuar fëmijën të gjejë gjirin ose biberonin e qumështit. Zgjat mesatarisht 4 muajt e parë të jetës.

Refleksi i thithjes

Refleksi i përgjigjes ndihmon fëmijën të bëhet gati të thithë. Në momentin kur goja e fëmijës do të preket ai do të përgatitet të thithë. Refleksi i thithjes fillon të zhvillohet që në javën 32 të shatzanisë dhe kemi një zhvillim përfundimtar rreth javës 36. Kjo tregon pse fëmijet e lindur prematurë kanë një refleks të dobët thithje. Për vetë faktin se fëmijët kanë të zhvilluar edhe refleksin e futjes në gojë të duarve që lidhet edhe me refleksin e përgjigjes/thithjes do të shohim shpesh të fusin duart ne gojë dhe të thithin.

Refleksi Moro

I quajtur ndryshe edhe rekleksi “befasues” ndodh përgjithësisht në rastet kur fëmija ekspozohet ndaj një tingulli të fortë apo levizje që i bëhet. Si përgjigje ndaj zhurmës apo kësaj lëvizje do të shohim se ai do të ëojë kokën mbrapa, do të shtrijë duart dhe këmbët, qajë dhe më pas mbledhë sërish gjymtyrët. Ky refleks mund të zgjasë deri mesatarisht muajin e dytë të jetës. Ky refleks ndihmon fëmijën të mbohet nga rreziku, dhe për ta bërë të ndihet më i sigurt mund të përdorni mbështjellësen (max 3/4 muajt e pare te jetes).

Refleksi “Tonic”

Ky është një refleks që përkon me kthimin e kokës së fëmijës nga një anë dhe krahut nga ana tjetër duke përthyer krahun tjetër tek pjesa e bërrylit. Shpesh quhet edhe pozicioni “gardh”. Zgjat mesatarisht 5-7 muajt e parë të jetës dhe ka si qëllim përgatitjen e fëmijës ndaj kapjes së vullnetshme për muajt në vazhdim.

Refleksi i kapjes

Nëse do të fusni gishtin tek dora e fëmijës ai do ta shtrëngojë atë brenda pëllëmbes, ky është një refleks që zgjat 5-6 muajt e parë të jetës.

Refleksi i ecjes

Ky është një refleks që shfaqet në momentin që fëmija do të mbahet në pozicion vertikal dhe këmbët do të prekin sipërfaqe të sheshtë. Në këtë moment ai do të ngrejë njërën këmbë dhe më pas tjetrën njësoj sikur të jetë duke ecur. Ndihmon fëmijën të përgatitet për të ecur dhe zgjat mesatarisht 2 muajt e parë të jetës.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Reflekset e të porsalindurve

Bebet lindin me reflekse të zhvilluara, dhe 5 janë ato që ata shfaqin menjëherë sapo vijnë në jetë. Bëhet fjalë për disa veprime/lëvizje të pavullnetshme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: