Bota e Gruas

Kur duhet t’i prezantojmë fëmijës një mik gjumi në shtratin e tij?

E keni menduar ndonjëherë që një arush prej pellushi mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të fleje me mire gjatë natës? Po gjate dimrit a mendoni që bebi juaj ka ftohtë dhe i duhet një batanije? Përpara se të vendosni diçka në shtratin e fëmijës tuaj, ndaluni dhe mendoni nëse ato janë të përshtatshme për moshën e tij.

Ju kanë dhuruar një arush prej pellushi për fëmijën në festën tuaj të shtatëzanisë, dhe ju në atë moment mendoni se ai do të jetë miku më i mirë i fëmijës tuaj. POR… Për 12 muajt e ardhshëm arushi do të qëndrojë në kuti, derisa të vijë momenti që do ta prezantoni atë me fëmijën tuaj.

Duhet të sigurohemi se po ndjekim udhëzimet e duhura, që fëmija jonë të ketë një gjumë të sigurt, ambient të përshtatshëm dhe ta bëjmë gjumin një ndër çështjet thelbësore të përkujdesit për fëmijën tonë.

Unë po ju tregoj se kur është koha e duhur që ju t’i prezantoni fëmijës tuaj një arush pellushi ose një jastëk të ri në shtratin e tij.

A duhet që fëmija juaj të ketë një lepurush në krevat?

Nën moshën 12 muajsh, nuk duhet të ketë asgjë në hapësirën e shtratit të fëmijës tuaj. E di që shumica prej jush shohin fotografi të fëmijëve në shtratin e tyre të mbushur plot me lepurushë dhe lodra dekorative. Ata me të vërtetë duken shumë këndshëm, por nuk janë fare të rekomandueshëm për moshën nën 12 muajsh.

Si t’ia prezantojmë fëmijës një arush ose batanije në shtratin e tij?

Në moshën mbi 12 muaj mund t’i jepni fëmijës një arush në kohën e gjumit, në mënyrë që rënia në gjumë të bëhet më e lehtë. Nëse keni ndërmend të bëni një udhëtim me fëmijën tuaj, duhet të keni patjetër një lodër me vete.

Disa nga lodrat që mund të mbajnë femijët si mik gjumi janë:

  • Batanije të vogla
  • Arushë pellushi

Fillimisht tregojini atij vetëm një arush. Me kalimin e kohës mund t’i prezantoni një lodër tjetër. Nuk është e nevojshmë që t’ia mbushni krevatin plot… mjaftojnë 2 lodra.

A mund të mbani afër një lepurush, ndërkohë që i tregoni fëmijës tuaj një histori?

Jam e sigurtë që do t’i pëlqejë! Shijojeni leximin e librave dhe të qeshurat me fëmijën tuaj dhe lepurushin e tij. Kur të jetë koha e gjumit thuajini fëmijës ta përqafojë arushin e tij dhe të flenë së bashku.

Kur duhet t’i vemë fëmijës një jastëk?

Shtimi i jastëkut në shtratin e fëmijës zakonisht bëhet rreth moshës 2 vjeçare, ose më vonë nëse keni vënë re që fëmija përdor arushin e tij si jastëk. Tregojini fëmijës si duhet ta mbështesë kokën mbi jastëk. Mund të përdorni arushin për demonstrim.

Shpresoj që ky material t’ju ketë ndihmuar të kuptoni si fëmija juaj mund të bëjë një gjumë të mirë.

Ëndërra të bukura! Shihemi përsëri

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: