Bota e Gruas

Lojërat që mund të bëni me një të porsalindur

Duket shumë e lehtë apo jo? Mund të jetë! Por, nëse ju nuk jeni e sigurt se çfarë duhet të bëni me beben tuaj të porsalindur… Më lini t’ju ndihmoj!

Çfarë është loja për një të porsalindur?


N
ë fazat e para te jetës së bebes, loja është një ndërveprim midis bebes me nënën dhe me botën përreth tij. Loja është një nga mënyrat më të rëndësishme që fëmija juaj mund të mësojë aftësi të reja, të mësojë të flasë, e shumë më tepër.

Si mund të sigurohem që po luaj mjaftueshëm me fëmijën tim?


Pyetje e bukur! Në fazën e porsalindur, mund të duket sikur gjithçka që bën fëmija juaj është të flejë dhe të hajë. Nuk është problem të ndihesh kështu. Për shumicën e foshnjave që janë 4-12 javësh, ne përdorim kohën e qëndrimit zgjuar 60-90 minuta. Kjo përfshin ushqyerjen, ndërrimin e pelenave, gromësitjet dhe lojërat. Në javët e para mund të jetë dhe për një kohë më të shkurtër.
Çfarë na tregon kjo për kohën e lojës? Do të thotë që koha e lojës është shpesh e shkurtër dhe e thjeshtë. Koha e lojës nuk ka nevojë të jetë e zgjatur.

Si duket koha e lojës për një bebe të porsalindur?


• Koha “Ballë Për Ballë”:
shikoni në sytë e fëmijës tuaj. Përfitoni nga ato momente kur sytë e tij janë të hapur dhe shijojeni atë kontakt me sy! Foshnjat i njohin fytyrat herët, dhe fytyra juaj është e para që do të dojë. Çdo herë që ju shikon, po ndërton një lidhje emocionale me ju. Nxirrni gjuhën jashtë dhe bëni fytyra qesharake. Studimet tregojnë se fëmijët, që në moshën 2 vjeç mund të imitojnë mimikat e fytyrës.

Bashkëbisedimi: a e dini se një nga mënyrat më të mira për t’i mësuar gjuhën një fëmije është duke i folur atij? Sa më shumë që i flisni, i këndoni dhe i lexoni foshnjës tuaj, aq më shpejt ai zhvillon aftësinë e të folurit.Flisni për gjithçka! Ju mund t’i tregoni çdo gjë ndërkohë që i ndërroni pelenën, i bëni dush, i përgatisni ushqimin, pra gjatë gjithë ditës. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar disa lojëra gjatë kohës kur fëmija juaj është zgjuar.
Leximi mund të jetë gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për ta mësuar atë të zhvillojë të folurit. Në fazën e porsalindur, ju me siguri lexoni libra për foshnjat, por mund ta bëni këtë me zë të lartë, në mënyrë që edhe fëmija të mësohet me gjuhën tuaj.
Të kënduarit: mund t’ju këndoni atyre ninulla, këngët tuaja të preferuara, ose dhe këngë të cilat i venë fëmijët në lëvizje.


Lodra të thjeshta: Çdo gjë duket e re në sytë e të voglit tuaj. Fëmijët e porsalindur pëlqejnë gjërat që kanë kontrast të lartë. Kjo do të thotë që imazhet bardhë e zi janë shumë tërheqëse për ta. Gjithashtu edhe lodrat e varura ne shtratin e tij e ndihmojnë beben të vihet në lëvizje dhe të shkathtësohet. Tiktak-et ose kruajtëset e dhëmbëve janë objekte që mund t’ia tregoni fëmijës tuaj për zhvillimin e shikimit të tij.


Dritat dhe muzika: si dritat, ashtu edhe muzika e stimulojnë trurin e foshnjës të zhvillohet më shpejt. Shpeshherë, edhe lëkundjet janë një mënyrë shumë e mirë për ta mbajtur fëmijën të zgjuar, sidomos në kohën e pasdites, kur ata ndihen të përgjumur.


Pasqyra: foshnjat e pëlqejnë shumë të shikojnë veten e tyre në pasqyrë. Vendosini një pasqyrë përpara dhe lejojini të shikojnë mirë fytyrën e tyre të bukur.


Koha e qëndrimit barkas: kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e bebes. Një opsion është të vendosni një dyshek ose batanije në dysheme dhe ta shtrini fëmijën barkas. Ju gjithashtu mund të shtriheni dhe ta vendosni fëmijën sipër vetes, në mënyrë që ai t’ju shikojë.


Loja e pavarur: është krejtësisht në rregull që ju të tërhiqeni dhe ta lini pak fëmijën ta eksplorojë vetë botën. Mos kini frikë ta lini fëmijën të bëjë një lojë të pavarur. Kjo është e rëndësishme, pasi rrit aftësinë e foshnjës suaj për të vëzhguar dhe eksploruar pa një stimulim të vazhdueshëm nga ju.
Sigurohuni që ta kontrolloni vazhdimisht fëmijën nëse jep sinjale të përgjumura, në mënyrë që të parandalojmë tejlodhjen e tij.
Mbani mend, ne po vemë foshnjën në lëvizje pikërisht në kohën e zhvillimit. Po i mundësojmë fëmijës argëtim gjatë kohës së qëndrimit zgjuar dhe gjumë të mirë. Duam që ju dhe fëmija juaj, të kaloni kohën më të bukur së bashku në fazës e porsalindur.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: