Bota e Gruas

Gjumi përgjatë 3 viteve të parë të jetës: Oraret dhe detaje të tjera që duhet të dini

Java 1:

Urime! Ju keni një foshnje të porsalindur dhe me shume siguri, aktiviteti i tij i preferuar është gjumi. Ai dëshiron të fleje gjatë gjithë kohës dhe me shume mundesi mund të vihet re nje problem i tille si konfuzioni ditë/natë.

Oraret e gjumit per bebet e porsalindura: Kliko dhe ndiq skemen e sugjeruar

Javët 2-4

Foshnja juaj mund të fillojë të grindet pak me teper. Kjo është normale. Nga kjo moshë deri në 6+ muajsh, sigurohuni që të mbani kohën e qëndrimit zgjuar 1-2 orë për të shmangur lodhjen e tepërt.

E dini se programi per bebet 0-3 muajshe ka ndihmuar shume nena?

Klikoni ketu dhe shikoni se per cfare programi behet fjale

Javët 5-6

Periudha më e ngatërruar. Në këtë pikë, nëse jeni duke e ushqyer fëmijën tuaj me gji, mund të pyesni veten nëse diçka nuk shkon me qumështin tuaj të gjirit ose nëse po hani diçka që nuk duhet. Nëse jeni duke ushqyer formulë, mund të pyesni veten nëse keni nevojë të ndryshoni formulën. Mos u shqetësoni. Në shumicën e rasteve, kjo është normale dhe kjo gjendje fillon të zhduket pas këtyre javëve.

Rreth kësaj moshe me siguri vogëlushi juaj do të fillojë t’ju rikthejë buzëqeshjet.

Javët 7-8

Në këtë moshë, koha e gjumit duhet të jetë më e hershme dhe oraret e qendrimit zgjuar fillojne te behen më të gjata. Ju do të vini re se dremitja e tij e fundit që bëhej para gjumit tani do të kthehet në gjumë të natës.

Në këtë moshë, femija gjithashtu ka të ngjarë të fillojë të gugase.

Javët 9-16

Nëse fëmija juaj kishte kolika, mund të fillojë të përmirësohet rreth kësaj moshe. Vogëlushi do të dëshirojë të flejë menjëherë pas zgjimit në mëngjes. Koha e qëndrimit zgjuar pas zgjimit të parë është përgjithësisht më e shkurtër. Dremitjet e shkurtra (30-45 minuta) janë të zakonshme deri në moshën 6 muajshe. Kjo është mosha kur fëmijët që më parë bënin gjumë të mirë, mund te fillojnë të kenë çrregullime.

Në këtë moshë, vogëlushi juaj gjithashtu mund të fillojë të luajë e të buzëqeshë me ju. Disa fëmijëve fillojnë t’ju dalin dhëmbët gjatë kësaj moshe.

E dini se edhe per kete moshe kemi nje program gjumi qe ju ndihmon te zgjidhni problemet dhe te vendosni nje regjim te mire gjumi per bebin tuaj?

Shikoni programin 4-6 muajsh duke klikuar ketu

Muajt 5-6

Fëmija do të fillojë të bëjë 2-3 dremitje, në vend të 3-4 dremitje. Koha e zgjimit të mëngjesit mund të jetë 2 orë më herët, por ndërsa fëmija juaj i afrohet moshës 6 muajshe, koha e qëndrimit zgjuar mund të jetë pak më e gjate dhe ju do të mundeni të vendosni një orar të caktuar për dremitjet.

Në këtë moshë, fëmija fillon të imitojë tingujt që ju bëni, të rrokulliset dhe ndoshta të zvarritet!
Sa shpejt qe ndryshojnë, apo jo?!

Muajt 7-8

Tashme mund ti hidhni nje sy edhe programit aq te pelqyer nga nenat per moshen 7-19 muajshe duke klikuar ketu

Ju mund të filloni të rregulloni oraret e dremitjeve të fëmijës tuaj, në mënyrë që aktivitetet gjatë ditës të bëhen më të lehta. Një orar i mirë mund të jetë 7:00 (zgjimi) – 9:00 (dremitje) – 13:00 (dremitje) – 16:00 (dremitje) – 19:00 (gjumi i natës). Ky është vetëm një udhëzues pasi disa fëmijë mund të kenë nevojë për më pak ose më shumë kohë qëndrimi zgjuar. Ose, fëmija juaj mund të mos flejë 12 orë dhe do t’ju duhet të rregulloni kohën e gjumit. Disa fëmijë fillojne te bëjnë vetëm 2 dremitje. Ndërsa ne e konsiderojmë një te gjate nëse është më i gjatë se 1 orë, dremitja e tretë është përgjithësisht vetëm 30-45 minuta nëse bëjnë 3 dremitje (catnap/bridge nap). Nëse nuk bëjnë 3 dremitje, ju mund t’i ndani dremitjet kështu : 7:00 (zgjimi) – 10:00 (dremitje) – 14:00 (dremitje) – 19:00 (gjumi i natës).

Vogëlushi juaj mund të fillojë të zvarritet në këtë moshë. Gjithashtu, ai mund të fillojë të thotë disa fjalë të shkurtra. Keto jane progrese ne zhvillim qe te do te ndikojne edhe ne menyren si femija juaj do te fleje. Prandaj nese jeni duke hasur problemet e para te gjumit hidhini nje sy programit 7-19 muajsh.

Cfare eshte ky programi 7-19 muajsh? Kliko ketu per te lexuar me teper

Muaji 9

Nëse fëmija juaj bente një dremitje të tretë, ka mundësi ta heqe në këtë moshë. Gjithashtu është ok per disa femije qe të mos ketë nevojë për ushqyerje gjatë natës. Gjithsesi, të gjithë foshnjat janë të ndryshme dhe normalisht kane nevoja te ndryshme per ushqim. Disa nuk do të kenë nevojë të pijne gjatë natës që në moshë të vogël dhe disa të tjerë mund të kenë nevojë për një vakt të hershëm në mëngjes deri në moshën 1 vjeçare.

Qellimi gjate trajnimit eshte te eleminohen zgjimet e panevojshme qe nuk kane lidhje me urine. Dhe absolutisht te detyrojme femijen te mos pije vaktet qe ka te nevojshme vetem sepse tashme eshte “mjaftueshem” i rritur per te mos pire! Mos e harroni kete.

Fëmija juaj mund të jetë në gjendje të qëndrojë në këmbë duke u mbajtur diku. Kini kujdes tani! Ai do të fillojë te perpiqet të ecë pa e vënë re ju! Ai gjithashtu mund të fillojë të hajë ushqime të vogla dhe të luajë kukafshehtas.

Muajt 10-12

Një numër i vogël i fëmijëve fillojnë të kalojnë në një dremitje gjatë kësaj moshe. Gjithashtu keto jane muaj gjate te cileve hasim edhe regrese, zakonisht fillojne nga muaji 7 prandaj nese doni ndihme me te specializuar mund te shkruani edhe ne WHATSAPP

Ai fillon të kuptojë fjalët “mama” dhe “dada”, e të përshëndesë njerëzit. Në muajin e 12, ai tregon dëshirat e tij me gjeste, kupton “jo” dhe udhëzime të thjeshta dhe fillon të bëjë disa hapa vetë!

Muajt 13-18

Shumica e fëmijëve kalojnë në një dremitje midis moshës 13-18 muajshe. Në moshën 18 muajshe, fëmija juaj thotë të paktën disa fjalë dhe mund të bashkojë fjalët së bashku. Ai mund të fillojë të shfaqë zemërim dhe nervozizëm në këtë moshë.

Ekspertët në përgjithësi ju këshillojnë të ndaloni dhënien e biberonit midis moshës 15-24 muajshe, sepse kjo është mosha kur ata lidhen më emocionalisht dhe përdorimi afatgjatë i biberonëve ndikon në prishjen e dhëmbëve dhe vonesat në të folur.

Muajt 19-24

Pothuajse të gjithë fëmijët bëjnë vetëm një dremitje. Disa i heqin dremitjet në moshën 2 vjeçare dhe të tjerë akoma dremitin derisa të shkojnë në kopësht dhe më vonë. Pasi kjo dremitje te jete hequr rekomandohet te kemi nje kohe pushimi ne orarin e drekes gjate se ciles femija edhe pse nuk fle ben loje te qete, lexoni bashke dicka, qendroni shtrire etj.

E dini se programi +19 muajsh eshte i duhuri per femijet e kesaj moshe? Nevojitet pak takite dhe merr perparesi disiplinimi. Megjithate mund te lexoni me teper rreth programit duke klikuar ketu.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: