Bota e Gruas

A duhet ta zgjoj të porsalindurin tim për ushqim?

Nëse duhet të zgjoni një të porsalindur nga gjumi për ushqim varet nga mosha, pesha dhe shëndeti i përgjithshëm i tij.

Shumica e të porsalindurve humbin peshë në ditët e para pas lindjes dhe kjo eshte normale. Derisa i porsalinduri juaj të rimarrë këtë peshë të humbur, zakonisht brenda një deri në dy javë pas lindjes është e rëndësishme që ta ushqeni atë shpesh. Kjo mund të nënkuptojë që herë pas here të zgjoni fëmijën tuaj për ta ushqyer, veçanërisht nëse ai fle për më shumë se katër orë gjate nates dhe 2 ore ne nje dremitje te vetme gjate dites.

Kjo deri në kohën kur i porsalinduri juaj të krijojë një ritem te mire të shtimit të peshës dhe të arrijë peshën e lindjes, me psa eshte ok te presesh qe ai te zgjohet vete gjate nates dhe serish deri ne 2 ore gjume ne nje dremitje te vetme gjate dites.

Shumica e të porsalindurve kanë nevojë për 8 deri në 12 vakte ushqimi në 24 ore. Një ushqyerje çdo dy deri në tre orë minimumi, dhe normalisht sipas kerkeses. Ndërsa zgjimi i një fëmije nga gjumi mund të duket si një ide e keqe, ushqyerja e shpeshtë  është e rëndësishme për disa arsye:

  • E qara është një shenjë e urisë. Sa më shpejt që të filloni çdo ushqyerje, aq më pak do t’ju duhet të qetësoni fëmijën e mërzitur dhe te uritur. Shikoni për shenjat e hershme të urisë, të tilla si dora më gojë, goditja e buzëve, dhe shqetësimi gjatë gjumit.
  • Ushqyerjet e shpeshta ndikojne ne stabilizimin e ushqyerjes me gji. Nëse ushqeni fëmijën me gji, ushqyerja e shpeshtë do t’ju ndihmojë të krijoni rrisni e qumështit tuaj duke arriur keshtu te ushqeni vetem me qumesht gjiri te voglin tuaj.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas

pharmasept

BABY CARE

Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: