Bota e Gruas

Trajnimi i gjumit, rast i studiuar!

Më poshtë është një studim rasti mbi përvojën e trajnimit të gjumit të një nene me femijen e saj. Ky rast po publikohet me lejen dhe aprovimin e klientit. Emrat janë ndryshuar për të mbrojtur privatësinë!

Problemi qe nena ka shfaqur ne momentin e pare te konsultimit!

Kur Blerta shkruajti ne whatsap problemin qe kishte me femijen, djali i Roan ishte 8 muajsh, dhe djali tjeter Matia ishte 4. Blerta raportoi se Roani kishte patur një gjumë mjaft të mirë si i porsalindur, por ai gradualisht kishte pësuar regres për t’u zgjuar shpesh gjatë natës, dhe kishte nevojë të perkundej që ta zinte gjumi.

Përfundimisht, menyra si Roan ishte mesuar te flinte nuk ishte me ajo qe nena dhe babai kerkon duke qene se asnje prej tyre nuk ishte duke mundur te flinte si duhej per shkak te zgjimeve te shpeshta dhe jo vetem.

Pasi une i prezantova Blertes programin 7-19 muajsh, i cili perkonte pikerisht me eleminimin e djepit dhe perkundjes qe ajo i bente Roanit brenda tij, ju duk gati e pamundur se mund te arrinte rezultate. Per vete faktin se ajo insistonte se Roani refuzonte ne cdo lloj forme te shtrihej ne shtratin e vet dhe sa here qe ajo tentonte ta bente rezultati ishte nje femije qe qendronte per ore me radhe ne kembe ne anesore te krevatit duke qare dhe perfundonin serish ne djep!

E dini se programi qe punoi Blerta, pra ai 7-19 muajsh, bashke me programet e moshave te tjera ju ndihmon te trajtoni edhe varesine ndaj gjirit, tundjeve, ju ndihmon te kaloni femijen ne shtratin e vet dhe te kete nje regjim te shendetshem gjumi? Kliko ketu per te pare programin

Pas 8 muajsh pagjumësi, Blerta ishte e rraskapitur dhe kishte nevojë për një pushim.

Ajo tregoi gjithashtu se Roan me heret u diagnostikua me regres të fshehur dhe se aktualisht, ai kishte edhe ekzemë. Sidoqoftë, ajo tregoi se të dyja këto ishin nën kontroll, dhe megjithatë sfidat e gjumit të Roan vazhduan edhe muaj me pas, kështu që ajo e dinte se këta faktorë pa dyshim kontribuan në sfidat e gjumit të femijes, por problemi nuk qëndronte vetëm aty.

Blerta gjithashtu më tregoi se ne familje kishin nevojë për një orar të përshtatshëm me stilin e tyre të jetesës. Bashkeshorti i saj punonte si farmacist, dhe kështu ishte në shtëpi në mbrëmje, dhe Blerta punonte dy ditë në javë dhe shpesh kthehej vonë në shtëpi. Gjithashtu ajo kerkoi një orar që lejonte nje orar jo shume te hershem të gjumit dhe zgjimit, për tu pershtatur ne njefare forme orari i gjumit te femijes me oraret e punës së familjes së tyre ne menyre qe te mund te kalonin edhe pak kohe bashke. Blerta gjithashtu specifikoi se ajo kishte nevojë për një rutinë para gjumit që te ishte mjaft e shkurtër dhe e menaxhueshme, që te mund ta bente pa shujme problem ne kohen kur bashkeshorti i saj do e ishte duke punuar deri vone, dhe keshtu ajo te ishte ne gjendje te menaxhonte si duhej te dy femijet e saj, ne ndjekjen e rutines per te dy, dhe permbushjen e nevojave qe ata kishin pa qene e nevojshme qe te vraponte ne cdo cep te shtepise.

Orari aktual

• 8:30 – Roan zgjohet dhe ushqehet.

• 10:00 – 10:30  – Roan bën një dremitje.

• 12:00 – Roan merr vaktin e drekës.

• 15:00 – Roan përpiqet të bëjë një dremitje, pi pak gji.

• 17:00 – Roan merr vaktin e darkës.

• 18:00 – Roan bën një dremitje të shkurtër.

• 19:30-20:00 – Blerta dhe roan fillojnë rutinën e gjumit.

Roan zgjohet përafërsisht dy herë çdo natë për t’u ushqyer dhe duhet të ushqehet me gji për ta zënë gjumi përsëri.

Qëllimet e Prindërve – NË PLAN AFATSHKURTËR

• Më pak ankth për të gjithë familjen gjatë gjumit (Blerta raportoi se ajo nuk donte të harxhonte 2 orë duke u përpjekur që Roan të bënte një dremitje 1 orë ose të kalonte orë duke u munduar që djemtë e saj të flinin natën.)

• Nuk ka më lot në kohën e gjumit ose të dremitjes për Roan.

• Orari i personalizuar që perkon si duhet me nevojat e familjes.

Qëllimet e Prindërve – NË PLAN AFATGJATE

• Rian te fleje qetesisht gjate natës, duke e pasur aftesine te kthehet pa ndihme ne gjume si edhe te mos beje zgjime të panevojshme.

  • Roani te bjere ne gjume vete pa ndihme pasi Blerta e shtrin ne shtratin e vet te pergjumur.

• Dremitjet e Roanit te jene cilesore dhe keshtu Blerta do te mund te kete edhe pak me teper kohe per tu marre me femijen tjeter apo punet e shtepise si edhe veten e saj.

• Roan dhe Matia të jenë te dy në gjumë në orën 21:30, në mënyrë që Blerta me bashkeshortin të mund të kalojnë pak kohë së bashku.

  • Nje rutine te pershtatshme per familjen.

Informacion shtesë

Blerta tha se Roan është zakonisht një fëmijë super i lumtur, por që kur të mërzitet acarohet shumë. Ajo gjithashtu tregoi se Roan është i shkathet dhe aktiv dhe është një fëmijë i lëvizshëm, zvarritet vazhdimisht dhe përpiqet të imitojë vëllain e madh Matia.

Blerta gjithashtu tregoi se ajo dhe bashkeshorti mendonin se kishin nevojë për më shumë kohë së bashku dhe  ta kishin martesën e tyre një përparësi, në vend që të kalonin çdo moment në mbrëmje duke ndihmuar djemtë e tyre të binin në gjumë dhe të merreshin me zgjimet e natës së Roan, te cilat deri ne ate pike ishin te lidhura me perkundjen ne djep!

Më në fund, Blerta tregoi se ajo kishte një ndjenjë faji rreth problemeve të gjumit të Roan, dhe se disa njerëz përreth saj e bënin atë të ndjehej sikur ishte faji i saj që Roan nuk flinte si duhet. Kjo ishte shumë dekurajuese për te.

Zgjidhja e propozuar

Pas bisedes se kryer me Blerten gjate nje konsulte extra ne whatsap, të orareve të gjumit të familjes së tyre, i tregova Blertes se me shumë mundësi Roan po përjetonte regresin e gjumit që ndodh rreth muajve 8-9-10, një kohë kur foshnjat po bëhen më të lëvizshme dhe për këtë arsye flenë më pak. Gjithashtu sugjerova që Blerta dhe bashkeshorti duhet të marrin në konsideratë prezantimin e një miku gjumi, në mënyrë që ta ndihmojnë atë të qetësohet gjatë natës dhe gjatë dremitjeve. Në fund, i prezantova programin e gjumit për të cilin Roan kishte nevojë. Dhe ai ishte progemi 7-19! Roan kishte nevojë për këtë trajnim, pasi ai kishte një varësi nga lëkundjet brenda djepit!

HAPI 1: PUNONI ME KOHËN E GJUMIT

Roan duhej të mësonte të binte në gjumë pa ndihmën e Blertes. Udhëzova nenen qe fillimisht te punonim me stabilizimin e nje regjimi te mire ditor qe fillonte me rutinen e mengjesit njesoj te cdo dite. Pra Roan do te zgjohej +- 30 minuta njeosj cdo dite dhe nuk do te ushqehej direkt ne dhomen e gjumit.

Blerta duhej te hapte grilat dhe te fillonte te lante, nderronte Roanin per te vazhduar me pas me ushqyerjen dhe aktivitetet e dites. Teksa do te fillonim trajnimin vetem ne momentin e pare te mbremjes, Blerta e shqetesuar me poyesti nese vazhdimi i dremitjeve ne djep do te perbente problem per vete faktin se mund te shkaktonte konfuzion tek femija.

Duke qene se gjumi i dites kontrollohet nga tjeter zone e trurit krahasuar me gjumin e nates e sigurova se kjo nuk do te ndodhte. Teksa perpiqeshim te hiqnim djepin ne momentin e pare te mbremjes, Blerta gjate dites do te ndiqte oraret e skemave qe ishin dhene tek programi. Fillimisht u drejtua te zgjidhte nje prej tyre, qe ti pershtatej Roanit dhe nevojave te tij ditore. Per vete faktin se tek programi i gjumit jo pa qelim jane vendosur disa skema qe ti pershtaten te gjitheve femijeve. Gjithashtu Blerta do te kujdesej qe te krijonte ambientin e duhur sipas udhezimeve te dhena tek programi, do te bente rutinen 5 minuteshe para dremitjes per te krijuar keshtu tek Roani sinjalet e gjumit dhe do te mbante nen kontroll presionin e gjumit per vete faktin se te gjithe e dime se tejlodhja e femijes ka ndikim te madh ne menyren si ai do te fleje.

Dhe ndersa gjate dites do te kujdeseshim qe te gjitha keto ti kishim nen kontroll ne mbremje do te fillonim me eleminimin e djepit. Blerta zgjodhi qe eleminimi te ishte gradual dhe Roan te mos kalonte ne menyre direkte ne shtratin e vet per vete faktin se gjate leximit te programit ajo kuptoi se Roani do te refuzonte nje gje te tille.Ajo ishte e bindur se femija do te pershtatej me mire me fazen parapergatitore qe ishte pershkruar qe do te ndodhte brenda djepit 4-5 ditet e para te trajnimit.

Keshtu gjate diteve te para te tranimit Blerta nuk e levizi Roanin nga djepi, thjesht reduktonte perkundjen derisa e beri naten e 5 te flinte pa ndihme por brenda djepit. Tani ngelte vetem ta pershtasnim me hapesiren e re ku do te flinte. Krevatin e vet te cilin e kishte refuzuar per muaj me radhe!

Blerta e kishte te qarte si do te vepronte, kishte marre edhe konfirmimin tim gjate konsultave dhe keshtu kur Roani pasi e vendosi ne shtratin e vet do te fillonte te qaje, Blerta duhet ta përkëdhelte dhe ta qetësonte me butësi, por aq sa për ta qetësuar dhe jo për ta vënë në gjumë. Nëse Roani zemërohej shumë, do të ishte mirë ta merrte dhe ta vendoste përsëri në shtrat, dhe pastaj mund ta linte përsëri të flejë. Blerta zgjodhi qe Roanin ta merrte ne krahe gjate trajnimit sidomos ditet e para. Kontakti do te ishte i vazhdueshem dhe qellimi ishte qe ai te reduktohej me kalimin e diteve ndersa Roani refuzonte gjithnje e me pak shtratin.

Blerta duhej të qëndronte në dhomë me Roan para gjumit dhe te largohej nga dhoma pasi ai te flinte, per vete faktin se shtrati i tij ndodhej jashte dhomes se prinderve. Pra Roani po transferohej gjithashtu edhe ne dhomen e vet!

Ky ishte hapi 1 për t’i mësuar Roanit rutinën e re të gjumit dhe për ta mësuar atë të binte në gjumë pa ndihmë. Për këtë arsye  ishte e rëndësishme që Blerta te qendronte 100% e përkushtuar ndaj procesit sepse ajo e dinte tashme se durimi dhe qendrueshmeria ishin shume te rendesishme ne kete proces. Kjo gje ju shpjegua qe diten e pare te blerjes se programit.

Ne kete pike Blerta duhet të vazhdonte të përqëndrohej në kohën e gjumit dse Roan deri në pikën ku atë ta zinte gjumi brenda 5-10 minutave pasi ishte shtrirë në ne shtrat. Në këtë pikë, Blerta mund ta konsideronin kohën e gjumit “të kryer” dhe të vazhdonin të merreshin me zgjimet e natës të Roan, pra ti kalonin keto zgjime me teper ne fokus.

HAPI 2: PUNONI ME ZGJIMET E NATËS

Ndërsa Blerta po fokusohej në kohën e gjumit te nates, duhej të vazhdonte të bënte atë që kishte bërë gjithmonë gjatë zgjimeve të natës të Roan, ta ushqejnë me gji. GJate kohes kur ajo ishte duke punuar me momentin e pare te mbremjes u udhezua gjithsesi qe te priste para se ti ofronte gjirin Roanit, qellimi ishte vonesa e vaktit me nje kohe te caktuar te pershkruar sipas skemes se eleminimit te vakteve qe nuk kishin lidhje me urine qe perfshiheshin ne program.

Ditet e para normalisht pritej dhe sigurisht qe nuk u arrit spostimi i vaktit deri ne kufirin maksimal sipas udhezimeve te mia, por mjaftonte sadopak. Dhe ne momentin qe Blerta arriti te vendoste Roanin per 10 minuta ne gjume ne mbremje filloi edhe spostimi i plote i vakteve duke shkurtuar njekohesisht edhe kohen e qendrimit ne gji me 1 minute.

Tani, për sa i përket ushqyerjes gjatë natës, Blerta duhet të planifikonte të ushqente Roan një ose dy herë natën. Blerta duhet t’i jepte vaktin e parë të natës në mesnatë ose më vonë, dhe ushqimin e dytë të natës të paktën 3 orë pas të parit. Nëse Roan zgjohej para mesnatës, Blerta duhet të punojë me të për ta ndihmuar atë të flejë përsëri deri në mesnatë, dhe pastaj ta ushqejë atë gjatë zgjimit tjetër. Nëse Roan nuk zgjohej në mesnatë për t’u ushqyer, Blerta duhet ta linte të flejë derisa të zgjohet vetë.

Blerta duhet ta linte Roan të përgjumur, por zgjuar pas ushqimit të tij gjatë natës, duke ndjekur të njëjtat rregulla që ajo përdorte dhe para gjumit.

Periudha nga 4 e mëngjesit deri në 6 të mëngjesit është zakonisht periudha më e lehtë e gjumit gjatë gjithë natës dhe shpesh kërkon një përpjekje për të fjetur përsëri gjatë asaj kohe. Çdo zgjim gjatë asaj kohe duhet të konsiderohet zgjim i natës, dhe jo si zgjimi i mëngjesit i Roan.

Plani për netët dhe jo vetem specifikisht i detajuar tek programi 7-19 dhe jo vetem! Programi me te cilin Blerta punoi me ROanin

HAPI 3: PUNONI ME DREMITJET

Blerta dhe Roan duhet të prisnin derisa gjumi i natës të ishte përmirësuar para se të punonin me dremitjet. Gjumi i natës nuk ishte domosdoshmërisht i nevojshëm për të qenë i përsosur, por duhet të ishte përmirësuar dukshëm para se ata te fillonin të punonin me dremitjet.

Plani për dremitjet

• Dita 1-5 : Blerta do te vendoste Roanin ne gjume brenda djepit njesoj si kishte vepruar gjate nates. Dhe nese dremitja ishte e shkurter dhe zgjatej vetem me nje cikel gjumi ajo do ta ndihmonte serish Roanin te kthehej ne gjume ne po te njejten forme per 25 minuta.

• Ditët 6-14: Blerta do te kalonte Roanin ne shtratin e vet ne fund te rutines se para dremitjes duke tentuar nepermjet kontaktit fizik ta bente te pranote krevatin, por kete here me nje ndryshim. Kohezgjatja e tentativave do te kishte nje limit, qe ishte percaktuar tek programi dhe nese vazdhohej me ore femija do te lodhej dhe rezultati do te ishte i pakeaqshem. Nese do te ktheheshim serish tek djepi femija do te konfuzohej, prandaj ajo tek programi kishte udhezimet ne kete pjese ne lidhje me intervalet e tentatives si edhe cfare duhej te ndodhte gjate kohes se pauzes. Pasi Roani ditet e para flinte, zgjohej pas 40 minutave dhe qante, kishte ende nevoje per gjume por nuk kthehej dot ne gjume. Keshtu Blerta serish tentonte per ta ndihmuar pergjate nje intervali te caktuar sipas udhezimeve te mia dhe ai kthehej edhe ne nje cikel tjeter gjumi.

Çfarë ndodhi?

Pas gati nje muaji Blerta më tregoi se gjumi ishte përmirësuar shumë, përveçse Roan flinte herë pas here në makinë, po binte në gjumë në krevatin e tij, pa ndihmë, në çdo kohë të dremitjeve. Sidoqoftë, Blerta gjithashtu tregoi se orari i gjumit ishte i vështirë për t’u mbajtur, dhe se gjumi dremitjeve të Roan ishte më i çrregullt sesa gjumi i tij i natës.

E urova Blerten për përparimin e saj dhe i dhashë asaj disa këshilla se si të menaxhonte dremitjet. Kryesisht, sugjerova që nëse gjumi i pasdites i Roan dukej i shkurtër, dhe ai ishte i lodhur para gjumit, mund të provonte të përfshinte një mini-gjumë më vonë pasdite, por pa ndërhyrë në kohën e gjumit.

Herën tjetër ajo tregoi se Roan flinte në krevatin e tij  dhe gjatë natës, ishte duke ndjekur një orar gjumi dhe qante shumë pak ose fare. Zgjimet e natës ende po vazhdonin rreth 35% të kohës, dhe më pyeti se çfarë mund të bënte ajo për të eleminuar ato zgjime të natës. Ajo vuri në dukje se koha e zgjimeve të natës ishte e çrregullt. Gjithashtu përmendi se ndërsa Roan zgjohej nga gjumi i mëngjesit i lumtur, nga dremitja e tij pasdite zgjohej duke qarë dhe i shqetësuar.

I tregova se koha e çrregullt e zgjimeve të natës mund të ishte një shenjë se Roan fle herët në darkë. Lidhur me zgjimet e pasdites, i tregova se Roan po bente 2-3 orë gjumë të rekomanduar, kështu që shqetësimi  nuk ishte një shenjë se ai kishte nevojë për më shumë gjumë. Sugjerova që Blerta të priste 5-10 minuta që Roan të zgjohej vetë, para se të hynte në dhomën e tij për ta zgjuar nga gjumi i pasdites kur shikonte se ai thjesht mund te ishte duke levizur. I shpjegova se kjo do t’i jepte kohë Roanit ose të binte përsëri në gjumë (nëse me të vërtetë kishte nevojë për më shumë gjumë) ose të zgjohej në pikën ku ishte më pak nervoz.

Rezultati

Blerta me atë të kësaj ndihme, ka qenë në gjendje të ndryshojë rrënjësisht zakonet e gjumit të Roan, i cili kaloi nga zgjimi disa herë çdo natë, dhe kishte nevojë të ushqehej përsëri për të fjetur, në zgjimin vetëm një herë për t’u ushqyer dhe të ishte në gjendje të binte përsëri në gjumë vetë, pa ndihmë. Roan kaloi në dy dremitje të gjata në krevatin e tij dhe flinte vetë në kohën e dremitjes, pa asnjë ndihmë nga Blerta apo djepi.

Pikat kyçe

• Në përgjithësi është më mirë të punoni me gjumin e natës para se të punoni me dremitjet. Kjo mund të ndihmojë për ta bërë trajnimin e gjumit shumë më të menaxhueshëm, dhe gjithashtu siguron që foshnja të mos lodhet shumë.

• Dremitjet dhe gjumi i natës kontrollohen nga pjesë të ndryshme të trurit, kështu që ndërsa jeni duke punuar në heqjen e varësive të natës për të fjetur gjumë, është mirë të vazhdoni t’i përdorni ato strategji edhe gjatë dremitjeve. Kjo në përgjithësi nuk shkakton konfuzion, pasi përsëri, gjumi I natës dhe dremitjet, kontrollohen nga pjesë të ndryshme të trurit.

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Direct Transfer IBAN: