fbpx

Bota e Gruas

Gjumi aktiv dhe të porsalindurit

Bebet e porsalindura nuk kanë faza gjumi të ndara në cikle të ndryshme. Pra nëse do të shikojmë pas muajit të 4 do të vërejmë se gjumi i fëmijës ndahet na fazën REM dhe fazën JO-REM, dhe kjo e fundit në disa nën faza (cikle) gjë që nuk ndodh tek bebet e porsalindura.

Te kuptojme me teper

 Nëse gjatë natës do të ndaleni për pak të vëzhgoni do të shikoni se fëmija në momente të caktuara do të lëvizë, do të nxjerrë zë, në disa raste do të qajë, do të shtrëngojë këmbët dhe nëse ndaleni pak do të shikoni se mund të kthehet sërisht në gjumë!

Ajo që ndodh në këtë moment është kjo. Bebet e porsalindura kalojnë në dy cikle të ndryshëm gjumi, gjumi i qetë dhe gjumi aktiv në të cilët kalojnë kohë të njëjtë gjatë kohës kur flejnë.

Gjumi aktiv tek bebet e porsalindura është ekuivalent i gjumit REM tek të rriturit por me një ndryshim të dukshëm, tek të rriturit vihet re një paralizë e muskujve gjatë këtij momenti ndërsa tek bebet e porsalindura kjo nuk ndodh.

Ajo që vëmë re tek ta pikërisht në këtë moment është lëvizja e gjymtyrëve, të qarat në disa raste si edhe zhurmat apo hapja e syve edhe pse janë në gjumë!

Cfarë do të thotë kjo?

Nëse ju ndërhyni menjëherë në këtë moment do të zgjoni fëmijën që është ende në gjumë! Pra nëse ndaleni dhe shikoni lëvizjet e fëmijës gjatë gjumit apo të qarat kuptoni se ata janë në fazën e gjumit aktiv. Për shumë nëna ky moment konsiderohet si moment kolikash apo refuzim të gjumit, dhe sidomos nëse ndodh rreth orës 3-6 të mëngjesit por nuk është gjithmonë kështu!

Ajo që ju sugjeroj të bëni është të prisni 30-60 sekonda para se të shkoni dhe të ndërhyni menjëherë në këtë moment. Të vëzhgoni fëmijën dhe veprimet që bën. Është një veprim që do tju ndihmojë të kuptoni nëse fëmija juaj është vetëm duke kaluar në fazën aktive të gjumit apo është realisht zgjuar?

Për më tepër rreth botës së bebeve të porsalindura, për më tepër rreth asaj që duhet të dini se cfarë ndodh me ta dhe si t’i ndihmoni të flejnë me mirë, të ndihen më qetë gjatë ditës kemi vendosur një dispozicion edhe programin “Mirëseerdhe Bebush” për moshën 0-3 muajshe të cilin mund ta shikoni duke klikuar

Këtu: Programi 0-3 muajsh

Dhe per me teper mund te beni nje konsulte duke shkruar tek: 0693184501 Whatsapp

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin
Artemisa Brahimaj

Artemisa Brahimaj

Themeluese e Bota e Gruas
Më të shikuarat

Postime të ngjashme

Share:

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on linkedin

Direct Transfer IBAN: